Iniciativa për financimin nga buxheti të kurimit të fëmijëve paraqitet në KQZ pas mbledhjes së 32 mijë firmave.

Më datë:

 Një grupi nismëtar i nismës ligjore për garantimin e trajtimit shëndetësor të fëmijëve 0–18 vjeç, brenda dhe jashtë vendit, me financim nga buxheti i buxhetit kanë dorëzuar një ditë më parë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve vullnetin e 32,128 qytetarëve, të cilët kanë nënshkruar në mbështetje të këtij projektligji.

Sipas nismëtarëve, ky është rezultati i një angazhimi tremujor në qytete të ndryshme të Shqipërisë, ku mijëra qytetarë u bënë pjesë e kësaj nisme me besimin se asnjë fëmijë nuk duhet të mbetet pa trajtimin e nevojshëm për shkak të pamundësive financiare.

Ata i falënderojmë të gjithë qytetarët që na besuan firmën dhe vullnetin e tyre për të çuar përpara këtë kauzë.

Pas verifikimit të nënshkrimeve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nisma do t’i kalojë për shqyrtim Kuvendit të Shqipërisë.

“Nga ky moment, vendimmarrja kalon në duart e deputetëve, të cilët kanë mundësinë të mbështesin një nismë që synon të garantojë më shumë siguri dhe mbështetje për familjet shqiptare. Ky projektligj synon të lehtësojë barrën financiare të trajtimeve mjekësore për fëmijët, veçanërisht në rastet kur kurimi kërkohet jashtë vendit dhe kostot janë të papërballueshme për shumë familje”, janë shprehur nismëtarët.

Ata nxisin Kuvendin e Shqipërisë dhe deputetët e tij që ta mbështesin këtë nismë, duke respektuar vullnetin e 32,128 qytetarëve dhe duke e kthyer atë në një garanci konkrete për shëndetin, jetën dhe të ardhmen e fëmijëve shqiptarë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Irani nis bisedimet për Ngushticën e Hormuzit

Irani ka nisur bisedimet zyrtare me Omanin për menaxhimin...

Berisha: projekti “Smart City” është keqmenaxhuar; Rama, sipas tij, reagon i alarmuar ndaj protestave masive.

https://www.youtube.com/live/Mlj3nBiqWoE?si=p6vSMwmTBjmjoC5Z&t=210 Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një dalje...

Reshje floriri në Australi

Përplasja e një meteoriti në Tokë mund të ketë...

Vrasja e çiftit Mujeci në Lezhë, lihet në burg i dyshuari si bashkëpunëtor

40-vjeçari i arrestuar në Ulqin, pesë ditë më parë,...