PD kërkon mocion me debat për kërkesat e protestuesve dhe raportin e PE

Më datë:

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike i ka kërkuar Kuvendit zhvillimin me urgjencë te një mocioni me debat, duke argumentuar se protestat e vazhdueshme qytetare dhe shqetësimet mbi transparencën e qeverisë kërkojnë diskutim të menjëhershëm parlamentar.

Në kërkesën që mban firmë e kryetarit të grupit Gazment Bardhi, theksohet se protestuesit kanë paraqitur pesë kërkesa kryesore: dorëheqjen e qeverisë, shfuqizimin e kuadrit ligjor për investimet strategjike, anulimin e kuadrit ligjor të njohur si “Paketa e Maleve”, anulimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura dhe anulimin e ndryshimeve në ligjin për trashëgiminë kulturore shqiptare.

Çështje këto që sipas Bardhit, janë adresuar edhe nga Partia Demokratike, ku janë depozituar nismat ligjore për shfuqizimin e këtyre ligjeve.

Me herët Partia Demokratike ka kërkuar edhe zhvillimin e një mocioni me debat, mbi Raportin e Komisionit Evropian për procesin e integrimit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rasti i dhunës në Zvërnec, gjykata vendos për rojet: njëri lirohet, Biba qëndron në paraburgim

Gjykata e Apelit ka zbutur masën e sigurisë për...

Shkelje në administrimin e fondeve, Posta Shqiptare shkarkon drejtoreshën dhe kërkon hetim

Posta Shqiptare ka njoftuar se ka zbuluar shkelje dhe...

Opozita serbe kërkon shkarkimin e ministres Paunoviç pas deklaratës për “spastrimin etnik” të Kosovës

Lëvizja e Qytetarëve të Lirë (PSG), parti opozitare në...

Rama ndan pamjet: Paradë mbresëlënëse e Forcave të Armatosura të Francës me rastin e 14 Korrikut

Kryeministri Edi Rama po merr pjesë sot me ftesë...