“Topi i Artë 2026” do mbahet në Londër

Më datë:

Për herë të parë në histori, Londra do të jetë shtëpia e “Topit të Artë”.

Çmimi më prestigjoz individual në botën e futbollit do të festojë 70-vjetorin e tij dhe për këtë shkak kryeqyteti anglez do pres ceremoninë, e cila do të mbahet më 26 tetor të këtij viti.

I krijuar nga revista franceze “France Football” në vitin 1956, ky trofe legjendar ka qenë tradicionalisht i lidhur me Parisin, ndërsa në vitet e fundit ceremonia është organizuar në Théâtre du Châtelet.

Megjithatë, organizatorët kanë vendosur që edicioni jubilar të zhvendoset në kryeqytetin anglez, në një zgjedhje simbolike që i bën homazh Stanley Matthews, futbollistit anglez që fitoi Topin e parë të Artë.

Ceremonia ishte larguar edhe më parë nga Franca gjatë periudhës 2010–2015, kur çmimi u bashkua me FIFA-n dhe galaja organizohej në Zyrih.

Që nga viti 2024, “Topi i Artë” bashkëorganizohet nga “France Football” dhe UEFA, duke rritur më tej ndikimin dhe profilin global të eventit.

Me organizimin e edicionit të 70-të në Londër, “Topi i Artë” synon të forcojë pozicionin e tij si një markë prestigjioze ndërkombëtare në botën e sportit.

Teksa sezoni evropian i futbollit po shkon drejt fundit dhe emocionet për Kupën e Botës FIFA 2026 po rriten, vëmendja tashmë është përqendruar te emrat që do të pasojnë fituesit e vitit 2025, Aitana Bonmatí dhe Ousmane Dembélé.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kurti, Hamza dhe Abdixhiku hapin zyrtarisht fushatën elektorale

Partitë politike në Kosovë nisën zyrtarisht fushatën elektorale për...

Zelensky: Rreziku nga Rusia po rritet për vendet evropiane

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy ka paralajmëruar se informacionet e...

PD: ADS ngrihet mbi katër shtylla korruptive

Partia Demokratike, reagoi sot në lidhje me krijimin e...

Ibrahimaj: 600 miliardë lekë kursime nga transformimi digjital, ADS hap fazën e re të inovacionit teknologjik

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë...