Kryeministri Edi Rama foli për rrugën e integrimit në BE, ndërsa shtoi se nuk ka rrugë tjetër veç anëtarësimit në Union.
Gjatë konferencën rajonale me përfaqësi të vendeve të, Rama tha se BE i rri Shqipërisë në kokë si ‘tutor’.
“Kemi një mallkim dhe kemi një tutor mbi kokë, që është BE. Që thotë këtu ke dalë mirë, këtu jo.
Kjo ndihmon patjetër,
Para se të vija këtu isha me guvernatorin e Austrisë dhe i thash; dëgjo, BE është diçka që mund të ankohesh ditën, por natën nuk ke makthe.
Nëse gjen një rrugë tjetër gjatë ditës, mund të jesh më i lirë, por natën ke makthe.
Ndaj BE, nuk ka plan B apo C, është vendi i duhur ku duhet të jemi patjetër.
Është vendi njerëzisht dhe nuk mund të jetë parajsë nga vetë përkufizimi, por nuk ka alternativë.
Tani duhet të largohem se BE po më pret. Duhet të marr avionin.”, tha ai.


