Berisha reagon pas miratimit të raportit të IBAR: “U ekspozuan problemet e regjimit të Ramës”

Më datë:

Ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian pritet të kalojnë sot formalisht raportin e IBAR-s për Shqipërinë dhe t’i hapin rrugë Konferencës Ndërqeveritare Shqipëri–BE në 26 maj.

Pak orë para mbledhjes në Bruksel, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha doli në një konferencë për shtyp ku tha se raporti “ka pasqyruar me vërtetësi problematikat madhore të regjimit të Edi Ramës”.

Berisha krahasoi raportin e shkurtit të hartuar nga Komisioni Europian, dokument të cilin e quajti të hartuar nga lobingjet, me raportin e miratuar një ditë më parë në COELA.

Duke u ndalur te zgjedhjet, Berisha tha se “Zgjedhjet bashkiake, një gjuhë e përgjithshme ekzistonte në shkurt. Në maj kërkohet zbatim në kohë dhe efektiv në prag të zgjedhjeve të të gjitha kërkesave të OSBE/ODIHR. Pra, në qoftë se ajo ishte me gjuhë të pambuktë, hiqen dorezat dhe i përplasen të gjitha Edi Ramës. Bëhet presion kohor i qartë lidhur me zgjedhjet e ardhshme. Qeveria nuk besohet më për zgjedhjet”.

“Nuk ekziston fare në raportin e shkurtit i shkruar me lobingje. Çfarë thotë raporti IBAR i 21 majit? Shqipëria duhet të sigurojë garë të barabartë, sepse nuk ka pasur garë të barabartë në zgjedhje, duke marrë masa kundër keqpërdorimit të burimeve shtetërore dhe institucioneve.

E thotë raporti, nuk kishte një fjalë pra, i është shtuar. Duke marrë masa kundër keqpërdorimit të burimeve shtetërore dhe institucioneve”.

“Dhe më tej godet në mënyrë fatale rrjetet terroriste të patronazhistëve. Sigurisht aty nuk përdoret fjala terroriste, por ja ku e keni, ndikimin e rrjeteve të patronazhimit. Çka do të thotë se këto rrjete janë bërë famëzeza në BE, në Evropë dhe në botë.

I keni parasysh ju lavdërimet që i bën Edi Rama terroristëve elektorale? Ja ku i kanë. Raporti i shkurtit asnjë fjalë. COELA erdhi në mision faktmbledhës në Shqipëri.

Erdhi, i pa gjërat në vend dhe shtoi masat anti-farsë elektorale. Kjo është hera e parë që BE emëron rrjetet e patronazhimit. Kritikë e drejtpërdrejtë ndaj Edi Ramës dhe qeverisë së tij dhe terroristëve elektoralë anëtarë të këtyre rrjeteve”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Takimi Rama–Takaichi: Japonia dhe Shqipëria synojnë forcim të marrëdhënieve dypalëshe

Kryeministri Edi Rama u prit në Tokio, nga homologia...

Gjykata e Prishtinës: Paraburgim njëmujor për zyrtarët e institucioneve serbe

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar një muaj paraburgim...

GJKKO mban në qeli Evis Berberin, refuzohet kërkesa për masë më të lehtë sigurie

Ish-drejtori i ARRSH, Evis Berberi, krahu i djathtë i...