Një zjarr ka përfshirë në orët e para të mëngjesit të sotëm më 22 maj një repart të përpunimit të baterive në Elbasan.
Ndërhyrja e menjëhershme e 15 zjarrfikësve bëri të mundur vënien nën kontroll të flakëve, nga të cilat nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Dyshimet e para flasin për një rrjedhje gazi nga një depozitë e brendshme.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


