Berisha: Raporti i IBAR goditi rrjetin e patronazhistëve

Më datë:

Kryedemokrati foli për raportin e IBAR për Shqipërinë. Sipas tij, në raportin e shkurtit janë pasqyruar një sërë problematikash për vendin tonë.

Berisha tha se Shqipëria nuk ka standarde të Bashkimit Europian. Shtoi se BE ka kritikuar qeverinë se nuk ka siguruar barazinë në zgjedhje dhe se ka dënuar patronazhimin e votës.

“Raporti më 2 shkurt ka pasqyruar me vertetësi problematikat madhore të regjimit të Edi Ramës. Sipas këtij raporti, Shqipëria nuk ka standarde për t’u integruar në Bashkimin Europian. Vazhdoj që të denoncoj censurën e fjalës së lirë, pasi nuk fliten gjërat, për të cilin kanë problematika qytetarët. Eliminohet tërësisht narrativa e progresit të Shqipërisë. Kërkohet që të plotësohen të gjitha kërkesat e OSBE ODIHR për zgjedhje të lira.

Në dokument thuhet se qeveria nuk mund të besohet më se mban zgjedhje të lira e të ndershme. Raporti i IBAR më 21 maj thuhet se Shqipëria duhet të sigurojë garë të barabartë në zgjedhje, të marrë masa për keqpërdorim të burimeve shtetërore. Raporti godet rrjetet e terroristëve të patronazhistëve. Nuk përmendet fjala “terrorist”, por rrjetet e patronazhimit janë bërë famëzeza në Europë e në botë”, tha Berisha.

Vlerësoi se Rama goditet në raport edhe në lidhje me autonominë vendore.

“Rama goditet në raportin e IBAR për autonominë vendore. Këtu BE denoncon regjimin e Ramës, që ka marrë çdo kompetencë të qeverisjes vendore. Është i çmendur pas gjobave të sipërfaqeve të ndërtimit dhe këtë gjë bën me territoret e vendit, nga cepi në cep. BE e di se Rama ka marrë kompetencat e qeverisë vendore”, u shpreh Berisha.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha reagon pas miratimit të raportit të IBAR: “U ekspozuan problemet e regjimit të Ramës”

Ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian pritet të kalojnë...

Takimi Rama–Takaichi: Japonia dhe Shqipëria synojnë forcim të marrëdhënieve dypalëshe

Kryeministri Edi Rama u prit në Tokio, nga homologia...

Gjykata e Prishtinës: Paraburgim njëmujor për zyrtarët e institucioneve serbe

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar një muaj paraburgim...