Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në aksin rrugor Radishan-Prishtinë- Mirkovcë në Maqedoninë e Veriut, ku katër persona humbën jetën.
Kjo, pasi një makinë e tipit BMV u përplas fuqishëm me një kamion, raporton Alsat.
Si pasojë e përplasjes së fuqishme, mjeti tip BMV u përfshi nga flakët. Edhe kamioni gjithashtu ka dalë nga rruga. Autoritetet kanë nisur menjëherë hetimet për të zbardhur shkaqet që çuan në ngjarjen tragjike.

Dyshohet se shoferi i kamionit humbi vetëdijen
Detaje të reja janë mësuar në lidhje me aksidentin, që mori jetën e katër personave në Maqedoninë e Veriut. Dyshohet se shkak për aksidentin e rëndë ka qenë fakti që drejtuesi i kamionit ka humbur vetëdijen nga lodhja.
Pasi ka humbur vetëdijen, shoferi i kamionit ka kaluar në korsinë e kundërt, duke përplasur mjetin tip BMV. Nga aksidenti, shoferi i kamionit ka mbijetuar. Ndërsa makina më e vogël ka shpërthyer në flakë. Për rrjedhojë, katër personat që ishin brenda mjetit kanë ndërruar jetë.


