Kurti ndan nga 100 euro për qytetarët, rrit edhe shtesat për lehonat në 500 euro

Më datë:

Qeveria në detyrë ka marrë vendim të ndajë nga 100 euro për fëmijët, pensionistët, studentët dhe punëtorët e sektorit privat. Në mbledhjen e sotme po ashtu u aprovua edhe vendimi që shtesat për lehonat nga muaji maj të rritën në 500 euro.

Pakon e prezantoi kryeministri në detyrë, Albin Kurtim i cili tha se mbështetja e njëhershme për pensionistët dhe fëmijët do të ekzekutohet në fillim të javës së ardhshme.

Ndërsa, për studentët dhe punëtorët e sektorit privat javën e ardhshme do të hapet aplikimi. 

“Mbështetje e njëhershme prej 100 eurosh për pensionistët, mbështetje e njëhershme prej 100 eurosh për fëmijët, mbështetje e njëhershme prej 100 eurosh për punonjësit e sektori jo publik, mbështetje e njëhershme prej 100 eurosh për studentët aktiv…do të synojmë që pagesat e njëhershme për familjet përfituese t’i bëjmë në fillim të javës që vjen pra para festës së Bajramit ashtu që secila familje të ndjehet e barabartë në atë ditë feste duke e ditur se dora e mirë e shtetit kujdeset për ta. Kurse, për të punësuarit e sektori jo publik dhe për studentët nga ministri i Financave jam njoftuar që nevojitet procedurë aplikimi e cila do të hapet në javën e ardhshme…jemi të vetëdijshëm se në mungesë të buxhetit të  rishikuar që u bllokua nga blloku opozitar kjo pako të dashur  qytetarë nuk i adreson të gjitha nevojat por sadopak lehtësojnë barrën për secilën familje në vendin tonë, sepse për dallim nga blloku opozitar jemi qeveri që kujdeset që dora e shtetit të prek secilin. Jemi qeveria e vetme e cila ka dëshmuar se mendon për hallet e secilës familje”, tha ai.

Përveç këtyre kategorive, qeveria në detyrë mori vendim që nga muaji maj të rriten edhe shtesat për lehona nga 325 sa janë aktualisht, në 500 euro. 

Sipas kryeministri në detyrë, Albin Kurti qeveritë e mëhershme nuk kanë bërë asgjë për t’u dalë në mbështetje grave lehona.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se për të dëshmuar se nuk ndalën së mbështeturi gratë shumë shpejt do ta lansojnë programin super puna për gratë, përmes të cilit do të ofrohet mbështetje për gratë duke ua paguar për 6 muaj të tjerë pagën minimale nëse ato rikthehen në tregun e  punës.

Edhe në mbledhjen e sotme të qeverisë në detyrë, Kurti deklaroi se blloku opozitar e kishte bllokuar rishikimin e buxhetit për vitin 2026.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Gjykata e Prishtinës: Paraburgim njëmujor për zyrtarët e institucioneve serbe

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar një muaj paraburgim...

GJKKO mban në qeli Evis Berberin, refuzohet kërkesa për masë më të lehtë sigurie

Ish-drejtori i ARRSH, Evis Berberi, krahu i djathtë i...

Merr flakë reparti i përpunimit të baterive në Elbasan

Një zjarr ka përfshirë në orët e para të...

PD ngre alarmin: Shqipëria në krizë të thellë, shpopullimi vazhdon

Deputetja e PD, Ledina Aliolli ka deklaruar se vendi...