Shisnin lëndë narkotike në afërsi të shkollave, gjashtë të arrestuar në Laç

Më datë:

 Policia e Lezhës finalizoi operacionin “Perimetri 2”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike dhe organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Në kuadër të operacionit u arrestuan 7 persona, ndërsa u sekurestruan lëndë narkotike kanabis sativa, 6 automjete, celularë dhe 7 pajisje të ndryshme elektronike për lojëra fati.

Sipas policisë, operacioni u finalizua pas disa muajsh hetime me metoda speciale, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, për disa shtetas që ushtronin aktivitetin kriminal të shitjes së lëndëve narkotike, në doza, në qytetin e Laçit.

“Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale, u bë i mundur dokumentimi ligjor i kësaj veprimtarie kriminale, ndalimi i 4 shtetasve dhe arrestimi në flagrancë i 2 të tjerëve, të gjithë banues në Laç, Kurbin, si të dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim”, njoftoi policia.

Policia bëri të ditur se, nga hetimet dyshohet se këta shtetas siguronin lëndë narkotike kanabis sativa, të cilën e ndanin në doza dhe e shitnin në zona të ndryshme në qytetin e Laçit, në disa raste edhe afër shkollave.

“Gjithashtu, gjatë operacionit, u zbulua 1 lokal ku organizoheshin lojëra fati, me kompjuterë, në kundërshtim me ligjin. Për këtë rast, u arrestua pronari i lokalit, babai i 2 prej shtetasve të arrestuar, i cili nuk e kishte regjistruar subjektin dhe punonjësit, në organet kompetente”, njoftoi policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Gjykata e Prishtinës: Paraburgim njëmujor për zyrtarët e institucioneve serbe

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar një muaj paraburgim...

GJKKO mban në qeli Evis Berberin, refuzohet kërkesa për masë më të lehtë sigurie

Ish-drejtori i ARRSH, Evis Berberi, krahu i djathtë i...

Merr flakë reparti i përpunimit të baterive në Elbasan

Një zjarr ka përfshirë në orët e para të...

PD ngre alarmin: Shqipëria në krizë të thellë, shpopullimi vazhdon

Deputetja e PD, Ledina Aliolli ka deklaruar se vendi...