Lamallari takon homologun austriak: Forcojmë bashkëpunimin në fushën e sigurisë

Më datë:

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, zhvilloi një takim me ministrin e Brendshëm të Austrisë, Gerhard Karner, në kuadër të pjesëmarrjes në “Europa Forum Wachau”.

Gjatë takimit, dy ministrat diskutuan mbi forcimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Austrisë në fushën e sigurisë, menaxhimit të kufijve, luftës kundër krimit të organizuar dhe koordinimit përballë sfidave të përbashkëta europiane.

Në një reagim në rrjetet sociale, Lamallari vlerësoi partneritetin me Austrinë si të rëndësishëm për rrugën europiane të Shqipërisë dhe për garantimin e më shumë sigurie për qytetarët.

“Partneriteti me Austrinë mbetet i rëndësishëm në rrugën tonë drejt integrimit europian dhe në garantimin e më shumë sigurie për qytetarët tanë”, u shpreh ministri i Brendshëm.

Lamallari theksoi gjithashtu se Shqipëria po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacion të preferuar për turistët austriakë dhe për sipërmarrësit që kanë zgjedhur të investojnë në vendin tonë, duke nënvizuar rritjen e marrëdhënieve ekonomike dhe njerëzore mes dy vendeve.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Gjykata e Prishtinës: Paraburgim njëmujor për zyrtarët e institucioneve serbe

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar një muaj paraburgim...

GJKKO mban në qeli Evis Berberin, refuzohet kërkesa për masë më të lehtë sigurie

Ish-drejtori i ARRSH, Evis Berberi, krahu i djathtë i...

Merr flakë reparti i përpunimit të baterive në Elbasan

Një zjarr ka përfshirë në orët e para të...

PD ngre alarmin: Shqipëria në krizë të thellë, shpopullimi vazhdon

Deputetja e PD, Ledina Aliolli ka deklaruar se vendi...