Fondi i Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme arrin në 8,2 miliardë lekë

Më datë:

 Fondi i Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme ka arritur në 8,2 miliardë lekë, ose rreth 85 milionë euro, pas derdhjes së kontributeve vjetore të bankave tregtare për vitin 2026.

Banka e Shqipërisë bëri të ditur se ky fond, i krijuar në vitin 2018, synon shpëtimin nga falimentimi të bankave që mund të përballen me vështirësi financiare në të ardhmen, pa pasur nevojë për përdorimin e parave të taksapaguesve.

Sipas Bankës së Shqipërisë, në zbatim të ligjit “Për rimëkëmbjen dhe ndërhyrjen e jashtëzakonshme në banka, në Republikën e Shqipërisë”, fondi duhet të arrijë nivelin e synuar prej 0,5% të totalit të detyrimeve të sistemit bankar, të llogaritura si diferencë midis aktiveve totale dhe kapitalit rregullator të të gjitha bankave të licencuara në vend, brenda 10 viteve nga hyrja në fuqi e ligjit.

Bazuar në vlerën aktuale të detyrimeve të sistemit bankar, projektohet që brenda vitit 2027 Fondi i Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme në Banka të arrijë në rreth 9,4 miliardë lekë.

Fondi i Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme administrohet nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave, në përputhje me politikën e administrimit të mjeteve financiare, e cila miratohet nga Banka e Shqipërisë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Gjykata e Prishtinës: Paraburgim njëmujor për zyrtarët e institucioneve serbe

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar një muaj paraburgim...

GJKKO mban në qeli Evis Berberin, refuzohet kërkesa për masë më të lehtë sigurie

Ish-drejtori i ARRSH, Evis Berberi, krahu i djathtë i...

Merr flakë reparti i përpunimit të baterive në Elbasan

Një zjarr ka përfshirë në orët e para të...

PD ngre alarmin: Shqipëria në krizë të thellë, shpopullimi vazhdon

Deputetja e PD, Ledina Aliolli ka deklaruar se vendi...