Miratohet projektligji për organizimin e Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor

Më datë:

Në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike u shqyrtua sot projektligji “”Për organizimin dhe funksionimin e infrastrukturës kombëtare të informacionit gjeohapësinor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Enkelejd Joti, prezantoi në komision këtë projektligj, ndërsa të pranishme ishin edhe Vilma Tomço, drejtor i përgjithshëm i Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor dhe Fotjona Taçe, drejtoreshë kabineti pranë Ministrisë së Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin.

Joti tha se “ky projektligj synon të ndryshojë nenet që lidhen me varësinë e ASIG (Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapsinor), duke e kaluar atë nga Kryeministri, te Ministri i Mbrojtjes”.

“Ky institucion do të jetë tashmë pjesë e fushës së përgjegjësisë shtetërore të ministrisë përgjegjëse për sektorin e gjeoinformacionit. Ky ndryshim vjen si rrjedhojë e gjetjeve të raportit të SIGMA-s, i kryer në vitin 2025, mbi forcimin e qendrës së qeverisjes në Shqipëri. Raporti ka vlerësuar situatën aktuale, duke theksuar se struktura administrative mbetet e centralizuar, me 29 agjenci dhe autoritete që raportojnë drejtpërdrejt në zyrën e Kryeministrit. Në këto kushte, është rekomanduar reduktimi i numrit të institucioneve në varësi të Kryeministrit, duke dhënë sugjerime konkrete për kalimin e tyre në varësi të ministrive të linjës”, tha Joti.

Sipas Jotit, argumentet kryesore për kalimin e ASIG në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes janë siguria kombëtare dhe mbrojtja e infrastrukturës kritike.

“Në epokën e kërcënimeve hibride, informacioni gjeohapsinor nuk është thjesht një mjet teknik, por një aset strategjik. Ministria e Mbrojtjes gëzon kapacitetet e duhura për analizën e të dhënave satelitore dhe ajrore për qëllime mbrojtjeje”, tha ai.

“Përdorimi i teknologjive inteligjente dhe optimizimi i burimeve nga metodat bashkëkohore për mbledhjen e informacionit gjeohapsinor përfshijnë imazhe satelitore, teknologjinë UAV (dronët), etj. Integrimi në Ministrinë e Mbrojtjes mundëson përdorimin më efikas të këtyre teknologjive”, theksoi Joti, ndërsa, menaxhimi i krizave dhe emergjencat civile përmes Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC) është tashmë pjesë e Ministrisë së Mbrojtjes.

“Në raste tërmetesh, përmbytjesh apo zjarresh, lidhja e drejtpërdrejtë ndërmjet ASIG dhe AKMC-së do të shmangte vonesat burokratike në përdorimin e informacionit gjeohapsinor dhe hartave tematike për menaxhimin e fatkeqësive natyrore”, tha Joti.

Joti theksoi se qëllimi i projektligjit është reflektimi i këtyre ndryshimeve për kalimin e ASIG në varësinë e Ministrisë së Mbrotjes.

Nga ana e tij, deputeti i Partisë Demokratike, Arjan Ndoja u shpreh se nga pikëpamja legjislative, dronët “Bajraktar” dhe teknologjia që mund të përdorë Ministria e Mbrojtjes për informacionin gjeohapsinor është e mundur. Por, Ndoja pyeti nëse të dhënat që përpunon kjo agjenci vihen në dispozicion të agjencive të tjera, si ASHK, për azhornimin e saktë të tokave, etj.

Në përgjigje të deputetit të PD-së, Tomço nga ASIG, tha se në portalin kombëtar, çdo informacion që mblidhet, depozitohet sipas direktivës së BE-së.

“Gjithë informacioni është i arritshëm jo vetëm nga ana e institucioneve publike, por edhe nga persona të tjerë”, tha Tomço.

Projektligji u miratua me shumicë votash.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Rama rrahu gjoksin për prokurimet, sistemi elektronik një fasadë!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, vijoi edhe sot,...

Rama: Bizneset shqiptare mbështeten nga Europa, nuk ka plan tjetër përveç BE-së

Këtë të martë, 12 maj, u nënshkrua marrëveshja për...

“Sfida për lidership nuk është aktivizuar”, Starmer-ministrave britanikë: Do të vazhdoj të qeveris

Kryeministri britanik Keir Starmer u ka thënë ministrave të...

LDK surprizon me listën e kandidatëve, përfshin edhe Kreshnik Çollakun

Ish-deputeti i Partisë Demokratike në Shqipëri, Kreshnik Çollaku, i...