I arratisur prej kohësh, arrestohet në Shqipëri i dënuari për vrasje në Kosovë

Më datë:

Një shtetas në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga autoritetet, me qëllim ekstradimin drejt Kosova, pasi ishte dënuar nga Gjykata e Pejës me 11 vjet e 6 muaj burg për veprën penale “vrasje”.

I arrestuar në Tiranë është shtetasi nga Kosova, A Allakaj. Ai akuzohet se rreth 25 vite më parë ka kryer një vrasje në Kosovë për hakmarrje.

Gjykata e Pejës e ka dënuar me 11 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Vrasja”.

Nga dënimi i kanë mbetur për të kryer 9 vjet e 8 muaj.

Në momentin e ndalimit, atij iu gjetën dokumente identifikimi të dyshuara të falsifikuara.

Mësohet se në dokumentet që ai përdorte kishte emrat NMuja dhe D Dedaj.

Ndaj tij pritet të vijojnë procedurat ligjore për ekstradim, në bashkëpunim mes autoriteteve përkatëse.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Miratohen ndryshimet në ligjin për SHISH dhe dy projektrezoluta

Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e...

Bozdo: “Voltalia” u favorizua, KESH miliona euro dëm buxhetit të shtetit

Deputeti i Partisë Demokratike, Enno Bozdo deklaroi sot se...

MALI I ZI – Arrestohet një haker iranian i kërkuar nga SHBA

Një person i dyshuar për mashtrim kibernetik, i kërkuar...

Rama i akordon Medaljen e Artë të Mirënjohjes Publike ish-presidentit francez, Hollande

Kryeministri Edi Rama i akordoi sot Medaljen e Artë...