Tubimi i PD më 17 prill, Apeli liron nga qelia pesë protestues

Më datë:

Gjykata e Apelit në Tiranë ka ndryshuar masën e sigurisë për pesë protestuesit e arrestuar pas akteve të dhunës gjatë protestës, ku dyshohet se hodhën molotov në drejtim të godinës së Këshillit të Ministrave.

Gjykata e Apelit u mblodh sot me kërkesë të palës mbrojtëse, e cila kërkoi lirimin nga qelia të pesë protestuesve që ndodheshin në masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Pasi dëgjoi palët, gjyqtari Dritan Hasa vendosi ndryshimin e masës së sigurisë nga “Arrest me burg” në “Detyrim paraqitje në policinë gjyqësore” për Klement Çuçkën, Bujar Tushën, Henri Shapllon, Mirvet Tocillën dhe Semi Biçin.

Lidhur me protestën e 17 prillit, të organizuar nga PD, në total janë 11 protestues nën hetim. Pesë prej tyre u lanë në shkallën e parë në masën “Arrest me burg” dhe sot dolën nga qelia, ndërsa për gjashtë të tjerët, gjyqtari i shkallës së parë Enkel Peza vendosi masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”.

Gjykata vendosi në shkallën e parë masën “Detyrim paraqitje në policinë gjyqësore” për Bardhyl Ndoun, Sokol Bajraktarin, Igball Domin, Gentjan Tugën, Ernest Kapon dhe Edison Shytin.

Organi akuzës akuzon protestuesit e ndaluar për “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike”, “Shkatërrim i pronës me zjarr”, “Kundërshtim i punonjësit të rendit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e mjeteve të rrezikshme”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Çmimi i naftës rritet pas dështimit të bisedimeve SHBA-Iran

Çmimet e naftës vijuan rritjen në fillim të javës,...

Berisha: Opozita po ndihmon integrimin, Rama e ka shndërruar në proces okult

https://www.youtube.com/live/83HGAaSH-tA?si=qp5hrPAqsKMAsA4G&t=728 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se...

GJKKO rrëzon kërkesën e Metës për zëvendësimin e masës së sigurisë

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...

4 perimet “mrekullibërëse” të pranverës….

Pranvera nuk sjell vetëm një kushte më të mira...