Berisha: Raporti i PE vë në dukje përjashtimin e opozitës nga procesi i integrimit

Më datë:

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se raporti i fundit i Parlamentit Europian për Shqipërinë përbën konfirmim të denoncimeve të bëra prej opozitës mbi situatën e demokracisë, shtetit ligjor dhe korrupsionit në vend.

Në një konferencë për mediet, Berisha theksoi se heshtja mediatike për raportin e Parlamentit Europian është e papranueshme.

“Raporti është një dokument i jashtëzakonshëm, në të cilin konstatohet me dhimbje të madhe se gjysma e fëmijëve shqiptarë janë në rrezik varfërie dhe se qeveria nuk ka asnjë masë për fëmijët e përjashtuar, për fëmijët në mjerim. Denoncohet indiferenca në politikat sociale ndaj të rinjve, fondet e ulëta në arsim. Denoncohet mungesa e një politike të qartë strehimi social për të rinjtë, për studentët, për punësimin e tyre”, tha Berisha.

Berisha theksoi se, janë tetë rezoluta nga vjeshta e vitit 2024 gjer sot që denoncojnë gjendjen dramatike në Shqipëri.

“Por tani, shumë shumë i ngjashëm me këto rezoluta është një rezolutë e një komisioni parlamentar të përbërë nga të gjitha grupet parlamentare të Parlamentit Europian. Pra, nuk është një dokument i një organizatë të qendrës së djathtë apo të djathtë, është një dokument i të gjithë spektrit politik, i cili sanksionon një për një ato që ne kemi denoncuar”, tha Berisha.

Sipas tij, raporti sanksionon përjashtimin e opozitës nga procesi i integrimit, përjashtimin e qytetarëve nga procesi i integrimit.

“Paralajmëron se ky proces nuk mund të jetë kurrë pronësi e ekzekutivit. Se parlamenti duhet të jetë forumi qendror i këtij procesi”, tha kreu i PD-së.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Gonzato: Përmirësimi i shërbimeve dhe infrastrukturës për qytetarët, thelbi i programit “EU4Municipalities II”

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, i...

Rama: Digjitalizimi në bashki mbetet sfidë, adresim i koordinuar me BE-në

https://www.youtube.com/live/jP3QNjb-D5k?si=9QDNbjUyborFcL78 Kryeministri Edi Rama theksoi sot se digjitalizimi në nivelin...

Aktori Robert Ndrenika në sallë, moment i veçantë me kryebashkiakun Veliaj

Në Gjykatën Administrative u zhvillua këtë të premte seanca...

Pakti politik para zgjedhjeve, Osmani për Presidente, Abdixhiku për Kryeministër

Lidhja Demokratike e Kosovës pritet t’i hyjë garës në...