Debatet në Kuvend përshkallëzohen, Peleshi paralajmëron Bardhin për masa disiplinore

Më datë:

Një tjetër përplasje ka ndodhur në seancën e kësaj të enjteje në Kuvend.

Kreu i grupit parlamentar të PS, Gazment Bardhi akuzoi kryetarin e Kuvendit, Niko Pelshin pasi interpelanca e kërkuar nga PD me Kryeministrin Edi Rama është refuzuar.

“Ne e kemi vëmendjen çdo moment. Ju i keni refuzuar grupit Parlamentar të PD-së një interpelancë urgjente të thirrur me Kryeministrin e Shqipërisë. Keni kthyer dje një përgjigje pas orarit zyrtar për Grupin parlamentar, ku na jepni arsyet, pse ju si kryetar i Kuvendit, në shkelje të Kushtetutës, refuzonit interpelancën me Kryeministrin e vendit. Do i dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese të gjitha refuzimet. Në tejkalim të Kushtetutës, ke marrë përsipër të asgjësosh parlamentarizmin dhe demokracinë. Nëse s’keni autoritet të sillni Edi Ramën në seancë plenare, jep dorëheqjen zotëri”, u shpreh ndër të tjera Bardhi.

“Ishit ju që më qëlluat me Kushtetutën në ditën e parë. Përdor atë librin që më qëlluat ju. E kapa në ajër dhe më pas e lexova. Atë kushtetutë që më qëlluat ju po përdor”, iu përgjigj Peleshi.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Policia gati për protestën e opozitës, Hita: Do reagojmë sipas procedurave në rast shkeljesh

Kryepolici Skënder Hita në një konferencë për mediat u...

Berisha: “Mazhoranca nën diktatin e Ballukut, Rama mungon nga frika”

Po diskutohet në Kuvend projektligji për akcizën dhe taksat...

Trump: Konflikti me Iranin do të përfundojë shpejt

Presidenti amerikan Donald Trump shprehu besimin në një mesazh...

A ka lidhje “Haga” me zgjedhjet? Kryeministri Kurti: Nuk shoh lidhje me vendimin për Thaçin

Albin Kurti e distancoi krejtësisht veten dhe qeverinë e...