Strukturat e Doganës Shqiptare, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, kanë konstatuar një rast të futjes së paligjshme të medikamenteve në territorin shqiptar gjatë kontrolleve të ushtruara në Portin e Durrësit.
Sipas njoftimit, gjatë kontrollit të vijës së dytë në një automjet të ardhur nga Bari, Itali, janë gjetur 4 kuti me medikamente të ndryshme, të padeklaruara dhe pa dokumentacion shoqërues përkatës.
Medikamentet janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa drejtuesi i mjetit së bashku me materialet përkatëse janë referuar pranë organeve kompetente për veprime të mëtejshme procedurale.
Dogana thekson se vijon kontrollet e shtuara në pikat kufitare, me qëllim forcimin e zbatimit të ligjit, mbrojtjen e shëndetit publik dhe parandalimin e veprimtarive të paligjshme.


