Shkaktoi aksidentin tragjik në Durrës, 57-vjeçari lihet në burg

Më datë:

Autori i aksidentit të rëndë që i mori jetën dy fëmijëve është paraqitur këtë të martë, më 5 maj, në Gjykatën e Durrësit, ku u mor vendimi lidhur me masën e sigurisë. Ai u la në “arrest me burg”.

57-vjeçari me inicialet N.R. ka dalë përpara gjykatës me kokën ulur dhe nuk ka thënë asnjë fjalë.

Në një prononcim të shkurtër përpara mediave pas seancës gjyqësore, avokatja e caktuar kryesisht ka deklaruar se masa “arrest me burg” ishte e pritshme.

Ajo po ashtu shtoi se pandehuri “Ka shprehur pendesë, ndihet i penduar, edhe sot dukej në gjendje të rënduar psikologjike.”

Sjellim ndërmend se ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e 3 majit në lagjen nr. 15 të Durrësit. Tre fëmijë po luanin me top në trotuar, kur automjeti i drejtuar nga 57-vjeçari, i ka përplasur ndërsa po lëvizte me shpejtësi të lartë.

Si pasojë e aksidentit, dy fëmijë të moshave 12 dhe 10 vjeç humbën jetën, ndërsa një tjetër 8-vjeçar mbeti i plagosur rëndë, por arriti të mbijetojë.

57-vjeçari ka qenë drejtues problematik. Ai ishte ndëshkuar në vitin 2020 për parakalim të gabuar, ndërsa në vitin 2022 i ishte pezulluar dy herë nga 1 muaj leja e drejtimit për tejkalim të shpejtësisë.

Ai akuzohet për “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” me pasojë vdekjen e dy personave, “Drejtim të automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”. Pas arrestimit mbi ngjarjen, ai ka deklaruar para autoriteteve se në momentin e ngjarjes ka qenë në gjendje të dehur dhe nuk mban mend detaje nga ajo që ka ndodhur.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kryesia e PD-së mblidhet, Berisha kërkon vijimin e anëtarësimeve

Sali Berisha ka mbledhur sot Kryesinë në selinë e...

Nderime për Dëshmorët e Policisë në 5 Maj

Dita e Dëshmorëve mblodhi së bashku, në një ceremoni...

Sekuestrohen ilaçe të padeklaruara në Portin e Durrësit

Strukturat e Doganës Shqiptare, në bashkëpunim me Policinë Kufitare,...

MEPJ dënon sulmet me raketa dhe dronë nga Irani kundër Emirateve të Bashkuara Arabe

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dënoi sot...