Kokainë dhe kanabis të magazinuara në pallat, policia finalizon operacionin

Më datë:

Një person është arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim për shitje të lëndëve narkotike.

3 shtetasit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kishin siguruar lloje të ndryshme lëndësh narkotike (Kokainë, Cannabis Sativa dhe MDMA), sasi të të cilave i kishin fshehur në ambientet e përbashkëta të një pallati dhe në një automjet të parkuar përballë tij, me qëllim shitjen.

Ka qenë kontroll rutinë i Shigjetave të cilët kanë parë Gerold Doçin, personi i arrestuar, duke konsumuar hashash. Pasi e kanë ndaluar efektivët kanë kontrolluar edhe ambientin përreth, dhe në ambientet e përbashkëta të një pallati kanë gjetur dozat e kanabisit.

Më pas, efektivët e Shigjetave kanë pasur dyshime të tjera dhe kontrolluan edhe mjetin e Doçes, të parkuar përballë, ku gjetën edhe sasinë e kokainës dhe MDMA-së. Dyshohet se Doçe ishte i përfshirë me grupe kriminale për shitje dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.

Njoftimi:

Shërbimet e Forcës e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, si rezultat i punës intensive operative dhe operacionale, me objektiv identifikimin dhe ndalimin e shtetasve, të cilët individualisht ose të organizuar si grup, shesin në sasi ose në doza, lëndë narkotike, finalizuan operacionin e koduar “Baza”.

Në kuadër të operacionit u arrestua shtetasi Gerold Doçe, 26 vjeç, dhe u shpallën në kërkim shtetasit A. A., 26 vjeç dhe D. A., 24 vjeç.

3 shtetasit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kishin siguruar lloje të ndryshme lëndësh narkotike (Kokainë, Cannabis Sativa dhe MDMA), sasi të të cilave i kishin fshehur në ambientet e përbashkëta të një pallati dhe në një automjet të parkuar përballë tij, me qëllim shitjen.

Punohet intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rama: Raporti i SIGMA/OECD vlerëson MIA-n për koordinimin e komunikimit qeveritar

Kryeministri Edi Rama reagoi sot në lidhje me raportin...

Berisha: Integrimi i bazuar në meritë, jo në ndikime politike

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së...

Seanca në GJKKO për “Partizanin”, Taulant Balla: do e çoj deri në fund kallëzimin

Pak para dëshmisë që do të japë sot në...

Biskota me Qumësht

Masat: 100 gr gjalp 1 filxhan çaji qumësht 1 filxhan çaji sheqer 1...