Kundërshtoi pezullimin e afateve të paraburgimit, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e kryebashkiakut Veliaj

Më datë:

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka rrëzuar kërkesën e kryetarit të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, i cili kundërshton vendimin e shkallës së parë për pezullimin e afateve të paraburgimit.

Seanca e mëparshme u shty për shkak të problemeve procedurale që lidhen me njoftimin e të pandehurit nga Drejtoria e Burgut të Durrësit. Sipas gjyqtares Saida Dollani, institucioni kishte paraqitur vetëm një kopje të dokumentit që provonte dijeninë e Veliajt për gjyqin, dhe jo versionin origjinal, çka u konsiderua parregullsi.

Vendimi për pezullimin e afateve ishte marrë më herët nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në dy seanca të ndara, për shkak të mungesës së disa të pandehurve të tjerë në proces.

Veliaj e kundërshton këtë praktikë, duke argumentuar se ka qenë vazhdimisht i përfaqësuar nga avokati i tij dhe se afatet e paraburgimit nuk duhet të pezullohen në mënyrë kolektive për të gjithë të akuzuarit, për shkak të vonesave që lidhen me persona të tjerë.

Çështja ka nxitur debat më të gjerë në sistemin e drejtësisë, pasi praktika e pezullimit të afateve për të gjithë të pandehurit po konsiderohet problematike nga juristët. Avokatët kërkojnë rishikim të dispozitave në Kodi i Procedurës Penale, duke theksuar se kjo qasje mund të cenojë të drejtat individuale dhe të mbajë në paraburgim persona që nuk kanë përgjegjësi për zvarritjet e procesit.

Sipas legjislacionit në fuqi, koha e kaluar në paraburgim llogaritet me koeficient më të lartë në dënimin përfundimtar, duke e bërë këtë çështje edhe më të ndjeshme për të pandehurit.

Kryebashkiaku i Tiranës ndodhet në masë sigurie “arrest me burg” që prej 10 shkurtit 2025. Ndaj tij rëndojnë disa akuza, përfshirë korrupsion pasiv në disa raste, pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe shpërdorim detyre.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Syri i Saharasë” nuk është krater meteori, zbulimi i ri i NASA-s tregon origjinën e vërtetë

Një nga formacionet më misterioze në planet, i njohur...

Lapaj ngre alarmin: Ligjet e reja dëmtojnë interesin e vendit

Lëvizja ‘Shqipëria Bëhet’ ka dorëzuar sot në KQZ kërkesën...

Dosja “SASPAC”/ SPAK paraqet prova të reja, u siguruan nga kqyrja e laptopit të Alfred Nikollës

SPAK paraqet prova të reja për të pandehurit e...

Firmoset marrëveshja historike, në Pashaliman do ndërtohen anije ushtarake për Europën dhe vendin!

Është firmosur sot, 29 prill, marrëveshja mes shoqërisë Ficantieri,...