Avokati i Metës kundërshton masën në sallën e gjyqit

Më datë:

Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, në një dalje për mediat, jashtë ambienteve të Gjykatës së Posaçme, ka shpërthyer në akuza ndaj GJKKO mbi procedurën që po ndiqet për presidentin e PL-së.

Ai tha se nuk mund të trajtohet në pozita të barabarta presidenti kur qëndron pas kafazit prej xhami, ndërsa solli shembullin e Fatos Nanos.

“Kë doni të marr më? Gjyqi për Nanon, për Ramiz Alinë, në Hagë, e mos të bëhet i hapur gjyqi për presidentin? Pse mos të jetë në kushte të barabarta presidenti?

Kjo gjykatë ka frikë nga provat, nga të vërtetat, që të shohin shqiptarët montimin që ka bërë kjo qeveri për zotin Meta.

Në vitin 94-95 gjyqi ndaj Fatos Nanos dhe Ramiz Alisë apo Nexhmies, ishte i hapur. I keni aty. E ka pasur RTSH. I pandehuri shfaq dëshirën dhe gjykata nuk e plotëson këtë kërkesë?!

Këtë gjë duhet t’ia tregoni ndërkombëtarëve, se si një president qëndron pas kafazit të xhamit. Ata anëtarët e KLGJ-së janë të palaço. Si mund të rrijë presidenti pas kafazit prej xhami? Se jam i revoltuar.

Dhe në kohën e Zogut seancat ishin të hapura, publike! Kjo është betejë për dinjitetin njerëzor”, tha avokati.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha pret zyrtarin e CDU: Procesi zgjedhor i deformuar, integrimi në BE të bazohet në merita

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një...

Durrës: Pranga organizatores dhe dy shtetaseve kolumbiane për prostitucion

Policia e Durrësit ka zbuluar një apartament, i cili...

Avokati i Veliajt: Gjykata nuk ka vlerësuar 35 fashikuj me prova digjitale

Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, deklaroi sot se...

Filmi për Michael Jackson thyen rekorde globale

Filmi i ri muzikor për Michael Jackson ka shënuar...