Atentati që tronditi Balldrenin, policia heton motivet e krimit

Më datë:

Zbardhen informacione të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur një ditë më parë në Balldren të Lezhës, ku humbën jetën bashkëshortët Kreshnik dhe Gentiana Mujeci, të ekzekutuar me armë zjarri.

Sipas burimeve pranë grupit hetimor, hetimet nuk janë kufizuar vetëm te pista e hakmarrjes, por janë shtrirë edhe drejt një konflikti të mundshëm personal që viktima mund të ketë pasur më herët. Autoritetet po analizojnë disa linja të ndryshme për të zbardhur motivin e sulmit.

Kreshnik Mujeci njihej në zonë si një person me natyrë konfliktuale, çka ka shtyrë familjarët dhe të afërmit të kërkojnë nga policia zgjerimin e hetimeve.

Sipas tyre, pista e hasmërisë është konsideruar më herët e mbyllur, ndaj po verifikohen edhe përplasje të tjera të mundshme që mund të kenë çuar në ngjarjen e rëndë.

Po ashtu, mësohet se ai ka qenë i përfshirë në disa situata të mëparshme problematike, përfshirë edhe protesta në zonën e Rrjollit të Velipojës.

Ndërkohë, dyshohet se në atentat kanë marrë pjesë dy persona, të cilët kanë qëlluar me breshëri automatiku ndaj çiftit Mujeci, duke i lënë të vdekur në vend. Hetimet vijojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për sqarimin e plotë të motivit të ngjarjes.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha pret zyrtarin e CDU: Procesi zgjedhor i deformuar, integrimi në BE të bazohet në merita

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një...

Durrës: Pranga organizatores dhe dy shtetaseve kolumbiane për prostitucion

Policia e Durrësit ka zbuluar një apartament, i cili...

Avokati i Veliajt: Gjykata nuk ka vlerësuar 35 fashikuj me prova digjitale

Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, deklaroi sot se...

Filmi për Michael Jackson thyen rekorde globale

Filmi i ri muzikor për Michael Jackson ka shënuar...