Qeveria: Objektiv, anëtarësimi deri në 2030-ën

Më datë:

Qeveria dorëzoi në Kuvend raportin mbi ecurinë e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Në dokumentin 86 faqesh nënvizohet hapja e të gjithë grupkapitujve të negociatave në harkun kohor të 13 muajve, duke e cilësuar këtë si ritmin më të paprecedentë në historinë e zgjerimit.

Këshilli i Ministrave ka kaluar në sitë “detyrat e shtëpisë” të lënë nga Brukseli ndërsa thekson se brenda këtij viti parashikohen të mbyllen 10 kapituj nga 33 që janë në total.

Viti 2025 shënoi kulmin e punës për hapjen e negociatave dhe përmbushjen e Piketave të Ndërmjetme, ndërsa vitet 2026–2027 do dominohen nga përgatitja teknike për përmbushjen teknike të kushteve mbyllëse, të përcaktuara nga BE për Shqipërinë, për mbylljen negociatave dhe konsolidimin e reformave për anëtarësimin dhe transformimin evropian të vendit, nga vend kandidat, në atë të negociatave për anëtarësimin e tij në vend anëtar”.

Reformat në sistemin e drejtësisë kanë dhënë rezultate konkrete, ku evidentohet ulje e ndjeshme e çështjeve të prapambetura, veçanërisht në Gjykatën e Lartë. Paralelisht, është rritur ndjeshëm aktiviteti në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Krimi i Organizuar: U regjistruan 74 hetime të reja dhe u paraqitën 18 aktakuza të reja. Në vijim, u siguruan 61 vendime gjyqësore të formës së prerë. Korrupsioni i nivelit të lartë: U hapën 6 hetime të reja dhe u paraqitën 10 aktakuza të reja. U regjistruan 6 vendime gjyqësore të formës së prerë dhe 5 dënime përfundimtare, duke dëshmuar vijimësi të shqyrtimit dhe vendimmarrjes së gjyqësorit në këtë kategori. Pastrimi i parave: Gjatë vitit 2025, u regjistruan 207 hetime të reja dhe 23 aktakuza të reja. Njëkohësisht, u siguruan 16 vendime gjyqësore të formës së prerë dhe 16 dënime përfundimtare”.

Një tjetër shtyllë e rëndësishme mbetet digjitalizimi, ku në sektorin e pronës janë digjitalizuar 80% e kartelave, ndërsa shërbimet kadastrale kanë arritur në mbi 2.4 milion gjatë vitit të kaluar.

Në aspektin social dhe të drejtave të njeriut, raporti thekson miratimin e një sërë ligjesh të reja për barazinë gjinore, mbrojtjen nga diskriminimi dhe forcimin e lirisë së medias. Gjithashtu, janë shënuar hapa përpara në mbrojtjen e fëmijëve dhe të drejtave të pakicave kombëtare.

Sa i përket sfidave evindentohen rekomandimet ndërkombëtare, përfshirë ato të GRECO. Sipas  raportit, 18 nga 24 rekomandime janë konsideruar të zbatuara ose të trajtuara në mënyrë të kënaqshme, ndërsa 6 rekomandime mbeten ende të hapura, kryesisht në fushën e transparencës, konfliktit të interesit dhe integritetit të funksionarëve publikë.

Objektivi kryesor i qeverisë mbetet anëtarësimi brenda 2030. Por përmbushja e tij nuk varet vetëm nga progresi i brendshëm por edhe vullneti politik i shteteve anëtare të Bashkimit Europian.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Dardhë e pjekur me mjaltë dhe arra

Nëse sot është një nga ato ditët ku nuk...

Apeli e rrëzoi, Gjykata e Lartë kthen për rigjykim çështjen për masën e sigurisë së Ilir Metës

Ilir Meta ka kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë...

Hetime për shpërthimin në kasollën e bagëtive në Tepelenë

Detaje të reja mësohen lidhur me ngjarjen e 21...