Sauk: Dy të kërkuar kapen pas incidentit me vetëplagosjen e 18-vjeçares

Më datë:

Policia e Tiranës ka vënë në pranga edhe dy persona të tjerë të shpallur në kërkim për ngjarjen e datës 14 shkurt, ku në një hotel në Sauk, u vetëplagos një 18-vjeçare. Ata kërkoheshin për veprat penale “moskallëzim krimi” dhe “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Policia njoftoi se pas konsultimit me prokurorin u vendos që të dy ata të hetohen në gjendje të lirë.

Kujtojmë se për këtë ngjarje, Gjykata e Tiranës ka lënë në arrest me burg të dashurin e të resë.

Togat e zeza vendosën se arrestimi i tij ishte i ligjshëm dhe lanë në fuqi vendimin që e lë atë në qeli për moskallëzim krimi, veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës dhe armëmbajtje pa leje.

Nga ana tjetër, gjykata la në detyrim paraqitje mamanë e tij dhe xhaxhain e të riut të cilët akuzohen për moskallëzim krimi dhe veprime që penojnë zbulimin e së vërtetës. 18-vjeçarja u gjet e plagosur me armë zjarri më 14 shkurt. Fillimisht i dashuri i saj u shpall në kërkim por më pas u arrit që të vendosej në pranga.

Ai është shprehur se ka qenë duke qëndruar jashtë hotelit bashkë me të atin, kur kanë dëgjuar krismën e pistoletës. Sipas tij, janë ngjitur me vrap në dhomë dhe e kanë gjetur të plagosur. Fillimisht kanë tentuar t’i japin ndihmën e parë, por kur kanë parë se gjendja ishte serioze, kanë vendosur ta çojnë në spital.

Pistoleta, sipas policisë, është e 22-vjeçarit, por ende nuk është gjetur, pasi i riu nuk tregon vendin ku e ka fshehur. Deri në këtë fazë të hetimeve nuk ka indicie që ngjarja të ketë dinamikë tjetër, përveç vetëplagosjes, pasi e reja më parë ka tentuar të dëmtojë veten.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Beyer thekson rëndësinë e transparencës gjyqësore, Berisha: Qëndrojmë të vendosur për Europën

Pas takimit që zhvilloi sot me Peter Beyer, Raporter...

Ndodhen në Kinë! Ndërtohen shkallët lëvizëse më të gjata në natyrë në botë

Një qytet në Kinë ka ndërtuar sistemin më të...

“Të çmendur” pas Botërorit, Infantino: Më shumë se 500 milionë kërkesa për bileta

Botërori i FIFA-s 2026 pritet të jetë një ngjarje...

Byrek me kungull dhe djathë dhie

Përbërësit: 1 petë sfoliat (ose brumë për byrek) 400 g kungull,...