Bardhi: Ndryshimet e njëanshme të rregullores nxisin defunksionalizimin e Kuvendit

Më datë:

 Kryetari i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, reagoi sot ndaj propozimeve të grupit parlamentar të Partisë Socialiste për ndryshimin e Rregullores së Kuvendit, duke e cilësuar atë si një akt të njëanshëm që cenon bashkëjetesën demokratike në Parlament.

Bardhi nënvizoi se rregullorja e Kuvendit është ligji që garanton bashkëjetesën e të gjitha forcave politike brenda institucioneve demokratike, përcaktuar në mënyrë konsensuale dhe tashmë me rregulla të konsoliduara.

Sipas Bardhit, nëse një palë dikton rregullat e bashkëjetesës në mënyrë të njënashme, atëherë kjo është dhunë e shumicës ndaj pakicës brenda Kuvendit.

“Bashkëjetesa brenda institucioneve demokratike pamundësohet dhe opozitës i diktohet me forcën e kartonit edhe nëse duhet të flasë apo jo, sa duhet të flasë dhe çfarë duhet të thotë”, shkruan Bardhi.

Bardhi i cilësoi propozimet si provokim ndërsa theksoi se grupi parlamentar i PS-së po nxit përmes veprimeve të njënashme, defunksionalizimin e Kuvendit dhe po i pamundëson opozitës përmbushjen e vullnetit të saj për të ushtruar rolin e vet në një shoqëri demokratike.

Gjithashtu, Bardhi rikujtoi që në vitin 2012 ndryshimi vetëm me konsensus i Rregullores së Kuvendit ishte kusht i Komisionit Evropian që Shqipëria të merrte statusin e vendit kandidat për në BE, kurse sot sipas tij, është kthyer në një leckë me të cilën mazhoranca provokon çdo muaj opozitën.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Operacion antidrogë në Mirditë, zbulohet kanabis në zonën pyjore, arrestohet 27-vjeçari

Një operacion i policisë kundër kultivimit të bimëve narkotike...

Rama: Raporti i SIGMA/OECD vlerëson MIA-n për koordinimin e komunikimit qeveritar

Kryeministri Edi Rama reagoi sot në lidhje me raportin...

Berisha: Integrimi i bazuar në meritë, jo në ndikime politike

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së...

Seanca në GJKKO për “Partizanin”, Taulant Balla: do e çoj deri në fund kallëzimin

Pak para dëshmisë që do të japë sot në...