Si të përgatisni në shtëpi bonbonet e dikurshme

Më datë:

Një recetë fantastike, tradicionale e përgatitur me dashurinë dhe ëmbëlsinë e nënave dhe gjysheve shqiptare janë padyshim bonbonet e dikurshme.
Një herë e një kohë, dëshira për ëmbëlsira shuhej kryesisht nëpërmjet bonboneve.

‘Copëza të vogla parajse’, kështu i përshkruajnë bonbonet e famshme tradicionale brezat e lindur gjatë periudhës së diktaturës komuniste.

Mund të kenë qenë të tilla, sidomos asokohe kur buka me sheqer dhe ujë apo vaj ulliri me kripë sillte një lumturi të pashoqe.

Ndonëse nuk bëhen me çokollatë të mirëfilltë nga ato të tregut, gatimi i këtyre bonboneve është një traditë e veçantë e një shtëpie të lumtur.

Bonbonet bëhen me qumësht , ndaj mund ta imagjinoni kënaqësinë e fëmijëve të atij brezi që nuk kishin asnjëherë të ngopur me to.

Këto ëmbëlsira shqiptare janë modeste në krahasim me atë që ofron tregu. Por në aspekt shijesh, përbërësish dhe pastërtie nga kimikatet nuk kanë të krahasuar.

Bonbonet mund të shoqërohen mjaft mirë me kafe apo çaj teksa mund të serviren gjithashtu për qërasje ndaj miqve dhe të ftuarve.

Receta e Bonboneve

Përbërësit:

  • 2 gota qumësht
  • 2 gota sheqer
  • 20 gr gjalpë
  • 1 lugë çaji me kafe ose kakao (sipas preferencës mund të mos i përdorni në mënyrë që bonbonet të jenë bardha)

Përgatitja:

  1. Hedhim qumështin një një tenxhere të vogël, sheqerin dhe më pas shtojmë gjalpin.
  2. I trazojmë duke i lënë fillimisht në nxehtësi të lartë.
  3. Më pas shtojmë edhe kafenë apo kakon, kjo sipas preferencës nëse dëshirojmë që bonbonet të marrin pak ngjyrë.
  4. I lëmë të ziejnë derisa përbërja të marrë trajtën e një mase të trashë.
  5. E ulim pak nxehtësinë, por jo deri në fund në mënyrë që masa e përgatitur mos të ngrijë.
  6. Me anë të një luge hedhim pak nga brumi tek shtrydhësja e limonit për t’u dhënë formë një e nga një.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Operacion antidrogë në Mirditë, zbulohet kanabis në zonën pyjore, arrestohet 27-vjeçari

Një operacion i policisë kundër kultivimit të bimëve narkotike...

Rama: Raporti i SIGMA/OECD vlerëson MIA-n për koordinimin e komunikimit qeveritar

Kryeministri Edi Rama reagoi sot në lidhje me raportin...

Berisha: Integrimi i bazuar në meritë, jo në ndikime politike

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së...

Seanca në GJKKO për “Partizanin”, Taulant Balla: do e çoj deri në fund kallëzimin

Pak para dëshmisë që do të japë sot në...