13.5 C
Tirana

Vazhdon përçarja në familjen Beckham, Brooklyn zhduk tatuazhin dedikuar të atit

Më datë:

Brooklyn Beckham duket se ka shtuar tensionin me familjen pas vendimit për të “zhdukur” tatuazhin që ia kishte kushtuar të atit, David Beckham. Tatuazhi në krahun e djathtë, që më parë përmbante fjalën “dad” dhe mesazhin “Love you Bust”, nofka e dashur e David për të birin tani është modifikuar me forma të thjeshta dhe një yll, sipas pamjeve të publikuara nga gazeta The Sun. Teksti me nofkën e babait është gjithashtu zbehur dhe më pak i dukshëm.

Ky veprim vjen pas deklaratës së ashpër të Brooklyn muajin e kaluar, ku ai shprehej se nuk dëshiron të ribashkohet me familjen Beckham. Ai tha se është “i kontrolluar nga një familje që vlerëson promovimin publik mbi gjithçka tjetër” dhe se që nga lidhja me gruan e tij, Nicola Peltz, ka gjetur “paqen dhe lehtësimin” pas përballjes me ankthin.

Vitet e fundit, Brooklyn ka mbuluar edhe tatuazhin “mama’s boy” kushtuar nënës së tij, Victoria. Ndërkohë, prindërit dhe vëllezërit e tij kanë mbajtur një qëndrim të heshtur, duke treguar unitet publik gjatë Javës së Modës Haute Couture. Një burim pranë familjes tha se ata do të mirëprisnin Brooklyn-in nëse ai vendos të rikthehet.

Drama e familjes Beckham ka tërhequr gjithashtu vëmendjen e babait miliarder të Nicola Peltz, Nelson, i cili gjatë një sesioni pyetje-përgjigjeje në West Palm Beach komentoi se marrëdhënia e vajzës së tij me familjen Beckham është “një histori tjetër” dhe nuk është për t’u diskutuar, duke shtuar megjithatë se ai e mbështet çiftin dhe shpreson që të kenë një martesë të lumtur dhe të gjatë.

Brooklyn, nga ana tjetër, ka akuzuar familjen e tij për presion dhe përpjekje për të kontrolluar jetën e tij, duke përfshirë tentativat për t’i marrë të drejtat mbi emrin e tij përpara martesës dhe ndërhyrjet në planet e nusërisë së tij. Ai ka thënë se ka vendosur të flasë publikisht për herë të parë për të treguar të vërtetën mbi disa nga gënjeshtrat që janë publikuar në media.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Komisioni i Ligjeve rrëzon nismën e Zhupës për një shtesë në ligjin “Për arsimin e lartë”

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa prezantoi sot në...

Henrik Hoxhaj para GJKKO: Si nisi konflikti me Ismet Boriçin dhe mendimi për hakmarrje

Henrik Hoxhaj ka dëshmuar në Gjykatën e Posaçme Kundër...

Spiropali në Senatin Amerikan: Koordinim strategjik për sigurinë dhe rritje e bashkëpunimit

Gjatë vizitës së saj në Washington, ministrja për Europën...

Përmbytjet në Durrës, prokuroria sekuestron disa dokumente në bashki

Prokuroria e Durrësit ka vendosur sekuestrimin e dokumenteve që...