10.5 C
Tirana

USB e SPAK, 10 mijë faqe me prova për Ballukun, avokati i zv.kryeministres: Duam tre javë kohë

Më datë:

Po mbahet me dyer të mbyllura mbledhja e Këshillit të Mandateve, pas kërkesës së SPAK për t’i hequr imunitetin e deputetes Belinda Ballukut.

Burime kanë pohuar se deri më tani në mbledhje, Niko Peleshi ka lexuar relacionin, ndërsa prokurorët e SPAK, mes tyre edhe kreu i Klodian Braho, ende nuk kanë folur.

Ndërkohë nga ana tjetër anëtari i PD, Gazment Bradhi ka kërkuar që kjo mbledhje të mbahet me dyer ta hapura, por është kundërshtuar nga Taulant Balla.

Debate ka pasur edhe për USB me provat e SPAK, pasi demokratët kanë kërkuar që të hapen dhe ti marrin për shqyrtim anëtarët.

“Ti shikojmë vetëm këtu”, i është përgjigjur Balla Bardhit.

“Të hapet zarfi i USB, të njihen anëtarët në Këshill”, ka deklaruar prokurori.

“Më duhen t’i kem për të ndërtuar mbrojtjen”, ka deklaruar avokati mbrojtës i Belinda Ballukut.

Burime bëjnë me dije se në USB janë 10.000 faqe prova.

Ende nuk dihet sesi do të merren, ndërsa avokati i Ballukut ka kërkuar 3 javë kohë.

Nga ana tjetër, prokurori ka deklaruar se 5 ditë janë të mjaftueshme për t’u njohur me aktet.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bahamas njeh Kosovën

Shteti i Kosovës njihet tashmë zyrtarisht edhe nga Bahamas. Presidentja...

Paga minimale 50 mijë lekë, fonde rindërtimi dhe emërime

Këtë të premte, më 19 dhjetor, Qeveria ka miratuar...

Gjermania miraton ligjin historik për shërbimin ushtarak

 Ligji i ri gjerman për shërbimin ushtarak do të...

Rama: “Smart City”, në ndihmë të të gjithë punonjësve të ndershëm të policisë

 Kryeministri Edi Rama foli sot për rëndësinë e projektit...