“Metamorfoza 2”, 12 vite burg për ish-shefin e Krimeve. Sa janë dënuar të pandehurit e tjerë

Më datë:

Gjykata e Posaçme AntiKorrupsion (GJKKO) ka dhënë sot, 22 nëntor, vendimet e formës së prerë për të pandehurit e dosjes “Metamorfoza 2”, si më poshtë:

Ismail Zeneli është dënuar me 15 vite burg (më gjykim të shkurtuar 10 vite)

Bujar Ajeti me 9 vite (me gjykim te shkurtuar 6 vite)

Adrian Cenaj (Dedja) me 6 vite burg me gjykim te shkurtuar 4 vite

Ish-shefi i Krimeve Dedan Gjoni me 12 vite (me gjykim te shkurtuar 8 vite)

Besmir Murtati me 12 vite (me gjykim te shkurtuar 8 vite)

Albert Prenga me 12 vite burg, (me gjykim te shkurtuar 8 vite)

Gjashtë të pandehurit akuzoheshin për trafik droge dhe për sigurim kushtesh për vrasjen e dy vëllezërve.

Përpos kësaj, ata u identifikuan si anëtarë të një grupi kriminal nga komunikimet e zbardhura në aplikacionin Sky ECC. Sipas SPAK, janë dokumentuar katër raste të përfshirjes në trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt Bashkimit Evropian.

Ismail Zeneli, emri i vërtetë i të cilit është Luan Sadria, pasi u arrestua në Spanjë, u ekstradua në vendin tonë më 23 gusht 2024. Ai ishte organizatori i planit për vrasjen e dy vëllezërve, që sipas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme, e kërkonte si formë hakmarrjeje pasi dyshonte se ata ishin autorë të vrasjes së vëllait të tij në Britaninë e Madhe në vitin 2013.

Për të realizuar planin, Zeneli bashkëpunoi me ish-shefin e komisariatit Dedan Gjoni. Ky i fundit siguronte informacione mbi lëvizjet e dy vëllezërve dhe të afërmve të tyre gjatë vitit 2020.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Operacioni “Rastet”, goditen lojërat e paligjshme të fatit në Milot dhe Laç, 3 të arrestuar

Një operacion i koduar “Rastet”, i zhvilluar nga Policia...

Nafta nën kontroll, vendoset çmimi maksimal 202 lekë/litër

Bordi i Transparencës vendosi në mbledhjen e radhës çmimet...

Shqipëria luan miqësore me Luksemburgun më 6 qershor në “Air Albania”

Qershori do të rikthejë emocionet kuqezi në Shqipëri, pasi...

Thirrje ndërkombëtare në Ditën e Tokës për energji të qëndrueshme

Sot është Dita e Tokës. Organizata e Kombeve të Bashkuara...