18.5 C
Tirana

Dhuka: Buxheti 2026 garanton prioritetet kryesore në rrugën drejt BE-së

Më datë:

Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja Majlinda Dhuka deklaroi sot se projektbuxheti 2026 mbështet aspiratën e shqiptarëve për integrimin në Bashkimin Europian dhe përmbushjen e kritereve për anëtarësim brenda kësaj dekade.

Gjatë prezantimit të projektbuxhetit të vitit 2026 para komisionit të Jashtëm të Kuvendit, Dhuka vlerësoi se për sa i përket procesit të negociatave Shqipëria po ecën me hapa të sigurt dhe sistematikë drejt ambicies për kriteret për anëtarësim brenda kësaj dekade.

“Brenda rreth një viti Shqipëria ka çelur negociatat për pesë fusha kryesore me një ritëm çdo dy muaj. Në datën 17 nëntor çelim negociatat edhe për grupin e fundit të kapitujve, që lidhet me bujqësinë dhe sigurinë ushqimore. Me Konferencën Ndërqeveritare në 17 nëntor në Bruksel, Shqipëria përmbyll fazën e çeljes së negociatave për 33 kapituj në rreth 1 vit”, tha Dhuka.

Kjo, sipas saj, është tregues i progresit të paprecedent për Shqipërinë në rrugën e anëtarësimit në BE.

“Shqipëria po zbaton një plan të rritjes ekonomike me një numër reformash në shtetin e së drejtës dhe konvergjencës ekonomike, për të hyrë në tregun e përbashkët të BE-së. Kemi siguruar në këto tetë muajt e fundit një progres të mirë në lidhje me një numër reformash të rëndësishme. Kemi një mbështetje të parë financiare 163 milionë euro, nga 922 milionë euro që është mundësia deri në vitin 2027”, u shpreh Dhuka.

Buxheti 2026, sipas saj garanton disa prioritete kryesore lidhur me rrugën e Shqipërisë drejt BE-së, duke pasur trupëzim standardesh në të gjithë sektorët e ekonomisë me standardet e BE-së.

Dhuka nënvizoi se prioritet kryesor në këtë buxhet është konsolidimi i mëtejshëm i Reformës në Drejtësi, mbështetja e sistemit të drejtësisë dhe lufta kundër krimit të organizuar.

Ky, sipas saj, është prioriteti më i madh në procesin e negociatave ku duhet që Shqipëria të plotësojë disa kushte për të kaluar në fazën e mbylljes së negociatave.

Kryenegociatorja vlerësoi se gjatë këtij vitit ka pasur një progres të rëndësishëm të konsoliduar në drejtim të luftës kundër krimit.

Prioriteti i dytë i rëndësishëm i këtij buxheti, sipas Dhukës, është përgatitja e ekonomisë shqiptarë në fushat e energjisë, transportit, bujqësisë, sektorit digjital, komunikacionit etj. për hyrjen në tregun e përbashkët të BE-së.

Kjo sipas saj, parashikohet duke rritur konkurrueshmërinë e shërbimeve dhe produkteve shqiptare për të rritur eksportet.

“Tregu i BE-së përbën një nga burimet kryesore të rritjes ekonomike për Shqipërinë dhe perspektiva e anëtarësimit ka ndikuar pozitivisht në rritjen ekonomike të Shqipërisë. Kemi një rritje ekonomike deri 4% dhe stabilitet fiskal. Po rrisim standardet e jetesës për qytetarët shqiptarë me rritjen e pensioneve, pagave, pagës minimale, mbështetjes financiare për fermerët dhe produktet shqiptare, mbështetjes për start up-et etj.”, shtoi Dhuka.

Dhuka nënvizoi se 75% e eksporteve të Shqipërisë janë me vendet e BE-së dhe Bashkimi Europian është partneri kryesor tregtar i Shqipërisë.

Kryenegociatorja veçoi edhe paketën e investimeve për t’u ndërlidhur me BE-në si pjesë e  korridoreve europiane dhe rrjeteve ballkanike dhe europiane dhe po ashtu ndërlidhjes digjitale me BE-në.

Kjo, sipas saj, do të bëhet duke filluar nga doganat, tatimet dhe forcimi i kapaciteteve të administratës shqiptare.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Osmani: Drejtësia për viktimat e luftës, borxhi më i madh që Kosova ka si shtet e shoqëri

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani thotë se drejtësia për...

U thirr për 21 janarin nga SPAK-Berisha: Njoftimin të ma dërgojnë siç kanë bërë me të tjerat

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se...

Seanca paraprake ndaj Ervis Berberit, mbrojtja kërkon pavlefshmëri: Nuk është respektuar procedura

U mbajt sot seanca paraprake me dyer të mbyllura...

Rama e Meloni firmosin marrëveshjet dypalëshe dhe memorandumet e mirëkuptimit

 Kryeministri Edi Rama dhe kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni...