Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u shpreh sot se ligji “Për barazinë gjinore” është një përmbysje e rendit juridik të Shqipërisë.
Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, Berisha tha se ligji është një përmbysje që e çon Shqipërinë drejt postmarksizmit ekstrem.
Në këtë drejtim, Berisha theksoi se “ligji kërkon që, ndër të tjera, barrën e provës ta ketë i akuzuari dhe jo akuzuesi”.
Po ashtu, sipas tij, “ligji është shkatërrimtar për sistemin arsimor. Faktikisht ua merr fëmijët prindërve nga fuqia edukuese e tyre”.
Sipas Berishës, ligji vendos censurën, një rrezik madhor për demokracinë.
Por, theksoi Berisha, “PD nuk ka bindje diskriminuese”.


