Kamioni me PVC doli nga Hani i Hotit, pezullim nga detyra dhe detyrim paraqitjeje për dy punonjës policie

Më datë:

Dy punonjës policie të pikës kufitare të Hanit të Hotit u pezulluan nga detyra dhe u vendosën në masën “detyrim paraqitjeje”, pasi lejuan kalimin e një kamioni që transportonte 114 pako PVC, me përmbajtje të një lënde bimore të ngjashme me marijuanën.

Në një njoftim për mediat këtë të hënë, 10 nëntor, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër – Lezhë) tha se masat ndaj dy punonjësve lidhen me rastin e ndodhur më 5 shtator, kur kamioni me targa të Bosnje-Hercegovinës, pasi doli nga Shqipëria, u ndalua në Mal të Zi. Gjatë kontrollit në këtë vend, u zbuluan 114 pako PVC.

“Caktimi i masave të sigurisë u bë i mundur pas hetimeve të thelluara me metoda speciale, në lidhje me ngjarjen e datës 05.09.2025, ku një kamion me targa të Bosnje-Hercegovinës, pasi ka kryer procedurat e daljes nga Republika e Shqipërisë, është ndaluar nga policia malazeze. Pas kontrollit të ushtruar në kamion janë gjetur 114 pako PVC, me përmbajtje të një lënde bimore të ngjashme me lëndën narkotike marihuanë, me peshë bruto 131.7 kg.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përfshirjen e mundshme të personave të tjerë në këtë veprimtari kriminale”, thuhet mes të tjerash në njoftimin e AMP.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Beyer thekson rëndësinë e transparencës gjyqësore, Berisha: Qëndrojmë të vendosur për Europën

Pas takimit që zhvilloi sot me Peter Beyer, Raporter...

Ndodhen në Kinë! Ndërtohen shkallët lëvizëse më të gjata në natyrë në botë

Një qytet në Kinë ka ndërtuar sistemin më të...

“Të çmendur” pas Botërorit, Infantino: Më shumë se 500 milionë kërkesa për bileta

Botërori i FIFA-s 2026 pritet të jetë një ngjarje...

Byrek me kungull dhe djathë dhie

Përbërësit: 1 petë sfoliat (ose brumë për byrek) 400 g kungull,...