Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy persona është shënuar orët e para të mëngjesit të sotëm, 8 nëntor 2025, në aksin rrugor Lezhë-Milot.
Sipas njoftimit të policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 01:30, kur automjeti me drejtues A.Gj., 33 vjeç, u përplas me makinën që drejtohei nga shtetasi R.H., i cili kishte dhe një pasagjer, shtetasin A.H.
Viktima nga ky aksident kanë mbetur R.H., 66 vjeç, si dhe pasagjeri që ndodhej me të, A.H., 52 vjeç.
33-vjeçari, i cili rezultoi në gjendje të dehur, ishte pozicionuar gabim në karrexhatë, duke shkaktuar kështu aksidentin.
I riu është arrestuar në flagrancë, ndërkohë grupi hetimor po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarje.
“Rreth orës 01:30, në aksin rrugor Lezhë–Milot, janë përfshirë në një aksident rrugor automjeti me drejtues shtetasin A. Gj. dhe automjeti me drejtues shtetasin R. H., 66 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, kanë ndërruar jetë shtetasi R. H. dhe pasagjeri që ndodhej në automjetin e tij, shtetasi A. H., 52 vjeç.
Nga veprimet e para hetimore në vendin e ngjarjes, dyshohet se shkak i aksidentit rrugor të jetë, krahas kushteve atmosferike me reshje të dendura shiu, pozicionimi i gabuar në karrexhatë i automjetit me drejtues shtetasin A. Gj., 33 vjeç, i cili rezultoi në gjendje të dehur.
33-vjeçari është arrestuar në flagrancë, ndërkohë që grupi hetimor po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.


