18.5 C
Tirana

Sllovakia kundër Bullgarisë për RMV

Më datë:

Nga Shkupi, në krah të homologes maqedonase, presidenti i Sllovakisë Pellegrini kritikoi Brukselin që mbështet bllokadën bullgare, që e konsideroi si shantazh për Maqedoninë e Veriut.

“BE po rrezikon procesin e integrimit pasi nuk duhet të keqpërdoret me konteste të këtilla politike si ai me Bullgarinë. Ky proces duhet që të bazohet vetëm në plotësimin e kritereve të Kopenhagënit. Asnjë shtet anëtar nuk duhet ta keqpërdor atë proces, me kërkesa që përbëjnë një lloj shantazhi të panevojshëm”, tha Pellegrini.

“Më gëzon fakti që ne ndajmë qëndrimin se zgjerimi i BE-së patjetër duhet të bazohet në kriteret, në merita dhe në rezultate. Ky proces të mos varet prej kushteve politike shtesë dhe irracionale, të cilat në njëfarë mënyre e po e pengojnë procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane”, tha Siljanovska

Gjatë takimit, presidentët nënshkruan Memorandum për bashkëpunim ekonomik mes dyja vendeve.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Mbështetje për ish-udhëheqjen politike të Kosovës në Hagë

 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha shprehu sot mbështetjen...

“100 vite larg Evropës në infrastrukturë”, Noka: Bela Mafia ka 10-fishuar vlerën e tenderave

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, akuzoi ministren...

Zbardhen amendamentet e PD, çfarë kërkon opozita për projektvendimin e ngritjes së Komisionit për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale

Zbardhen amendamentet e Partisë Demokratike për projektvendimin e ngritjes...