19.5 C
Tirana

Von der Leyen: Jam e impresionuar, Shqipëria afër Bashkimit Europian!

Më datë:

Gjatë vizitës së saj zyrtare në Tiranë, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dha një mesazh të fuqishëm mbështetjeje për rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Në një konferencë të përbashkët, me kryeministrin Edi Rama, ajo e vlerësoi këtë të fundit lidhur me progresin që Shqipëria ka bërë deri më tani. Madje u shpreh se është e impresionuar.

“Ne të gjithë themi që kushti i zgjerimit bazohet në merita dhe Shqipëria i ka të gjitha meritat. Siç i thashë është një proces normal dhe të punojmë me reformat për Integrimin në BE. Për mua është impresionuese të shikoj shpejtësinë që kemi kaluar me reformat këto 2-3 vite. Jam e impresiunuar me ju z.kryeministër. Populli shqiptar e do integrimin në BE, dhe që thotë që këto reforma janë për ne, që të forcojmë demokracinë dhe të bëhet pjesë e BE. Kjo është e dukshme. Unë përmenda SEPA, përmenda roaming dhe planin e rritjes që po funksionon mjaft mire në Shqipëri. Do të kemi tani konferencën e investimeve. Prandaj unë mund të them që jam e impresionuar nga fryma që gjej në Shqipëri dhe në ambicien tuaj që deri në vitin 2027, Shqipëria të bëhet pjesë e BE-së”, tha Von Der Leyen.

“Afro 1 mld € financim, vitin tjetër hiqen tarifat Roaming BE-Shqipëri”

Von der Leyen mes të tjerash, vuri theksin në tre pika kryesore, sa i takon Shqipërisë. Së pari, në dhënien e afro 1 miliard euro nga BE, në shërbim të reformave.

Së dyti, u ndal te sistemi SEPA duke thënë “ju e realizuat”. Së fundmi, deklaroi se vitin e ardhshëm do të hiqen të gjitha tarifat e Roaming mes BE-së dhe Shqipërisë.

Do t’ju mbështes në çdo hap!

Gjatë fjalës së saj, presidentja e Komisionit Europian theksoi se 90% e shqiptarëve do të votonin pro anëtarësimit nëse do të pyeteshin sot, duke e cilësuar këtë si një sinjal të qartë për përkushtimin e vendit ndaj vlerave evropiane.

 “Të gjithë janë me ne dhe me ju,” u shpreh von der Leyen, duke shtuar më tej se gjeneratat e reja në Shqipëri do të jetojnë në një Bashkim Evropian të fortë dhe të bashkuar.

Po ashtu ajo i uroi suksese kryeministrit Edi Rama me këto fjalë: “Unë mund të them vetëm që jam e impresionuar thellë nga fryma që gjej në Shqipëri dhe jam e emocionuar. I dashur Edi, ju uroj dhe do t’ju mbështes në çdo hap të rrugës suaj.”

Von der Leyen: Kapitulli i fundit me BE-në hapet këtë vjeshtë

“Shqipëria është në rrugën e duhur, keni bërë progres”, kështu u shpreh në nisje të konferencës për vendin tonë, Presidentja e KE-së.

“Planifikojmë të hapim kapitullin e fundit tani në vjeshtë”, shtoi ajo, duke vlerësuar edhe përpjekjet personale të Ramës në këtë aspekt.

“Sëbashku veprojmë si një! Ju jeni në përputhje të plotë me politikat e BE-së”, tha Von der Leyen.

Kjo vizitë e Von der Leyen në Tiranë, vjen në kuadër të turit të saj ballkanik. Deklaratat e saj vijnë në një moment kyç për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë, dhe duket se reflektojnë një mbështetje politike dhe institucionale nga Brukseli. Të dy, si Rama dhe Von der Leyen u shprehën të bindur se deri në vitin 2027 do përfundojë realizimi i grupkapitujve të negociatave.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Sejko: Rritje ekonomike, ulen borxhet! Niveli i papunësisë nën normën historike

Është prezantuar sot raporti vjetor i Bankës së Shqipërisë...

“Nuk e dinim që nuk lejohet”/ Skuterat elektrikë sërish rrugëve të qytetit, policia aksion për bllokimin e tyre

Pavarësisht vendimit për ndalimin e qarkullimit të monopatinave në...