Begaj pret në takim presidenten e KE-së, Von der Leyen

Më datë:

Presidenti Bajram Begaj priti sot në një takim presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Von der Leyen ndodhet në Tiranë në kuadër të Forumit të parë të Investimeve “Bashkimi Europian-Ballkani Perëndimor” që do të zhvillojë punimet në datat 13-14 tetor.

Gjatë pritjes, Presidenti Begaj i uroi presidentes Von der Leyen mirëseardhjen në Tiranë, ndërkohë që në vijim po zhvillojmë edhe takimin me dyer të mbyllura.

Më pas, Ursula von der Leyen do të pritet në një takim edhe nga kryeministri Edi Rama me të cilin do të dalë edhe në një konferencë të përbashkët për shtyp në Kryeministri.

Në Pallatin e Kongreseve zhvillon sot punimet Forumi i parë i Investimeve “Bashkimi Europian-Ballkani Perëndimor”, një iniciativë e mbështetur nga Komisioni Europian, që ka për qëllim të forcojë bashkëpunimin ekonomik dhe të nxisë mundësi të reja investimi midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen do t’i drejtohet me një fjalë këtij forumi i cili mbledh në Tiranë përfaqësues të lartë qeveritarë nga Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, si dhe vendimmarrës, institucione financiare ndërkombëtare, investitorë strategjikë dhe kompani lidere nga BE-ja dhe më gjerë.

https://www.facebook.com/watch/?v=3837519963207368

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Operacion antidrogë në Mirditë, zbulohet kanabis në zonën pyjore, arrestohet 27-vjeçari

Një operacion i policisë kundër kultivimit të bimëve narkotike...

Rama: Raporti i SIGMA/OECD vlerëson MIA-n për koordinimin e komunikimit qeveritar

Kryeministri Edi Rama reagoi sot në lidhje me raportin...

Berisha: Integrimi i bazuar në meritë, jo në ndikime politike

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së...

Seanca në GJKKO për “Partizanin”, Taulant Balla: do e çoj deri në fund kallëzimin

Pak para dëshmisë që do të japë sot në...