Erald Kapri: Jemi dakord për parimin, nuk vëmë kushte për emrin

Më datë:

Në një deklaratë të fundit, pas negociatave me Partinë Demokratike, deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri thekson rëndësinë e një kandidati unifikues jashtë polëve politikë për opozitën, duke nënvizuar se parimi është më i rëndësishëm se emri.

“Jam dakord që të respektohet propozimi ynë që një kandidat jashtë pol, mbi palët, të unifikojë opozitën.

Jemi dakord me parimin, nuk është i rëndësishëm emri. Jemi te parimi, emri është dytësor. Kemi dhënë edhe ide të reja. Absolutisht po, për ne ka rëndësi parimi dhe nuk po vëmë kushte për emrin. Ne nuk po vëmë kushte.

Po respektohet ky parim, ndryshe ne nuk do ishim këtu. Ne mendojmë se kjo është forma. Një model që është totalisht e kundërta e Manastirliut.

Një njeri profesionist, publik, që i ka vërtet shanset dhe është model tjetër.

Nuk po vëmë asnjë lloj kushti për emrin.“, tha Kapri, pas përfundimit të takimit në një hotel në Tiranë me përfaqësuesit e Partisë Demokratike.

Përfaqësuesit e PD-së u takuan sot Kaprin si përfaqësues i partisë Mundësia, pasi kreu i kësaj force politike Agron Shehaj mungoi. Takime do të ketë edhe me përfaqësues të PDIU-së, së drejtuar nga Shpëtim Idrizi.

Javën e kaluar, PD pati disa takime me aleatët, ku tre të mandatuarit, Belind Këlliçi, Ilir Alimehmeti dhe Flamur Noka, nisën bisedimet me Fatmir Mediun nga PR dhe Agron Dukën nga PAA.

Këto negociata po zhvillohen pasi kryeministri Edi Rama njoftoi se për Partinë Socialiste, në garë për Bashkinë e Tiranës do futet Ogerta Manastirliu.

Këto zhvillime vijnë pas shkarkimit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i cili qëndron në paraburgim që kur u arrestua më 10 Shkurt.

Mirëpo sjellim ndërmend se Veliaj e ka ankimuar vendimin për shkarkimin e tij në Gjykatën Kushtetuese.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Operacion antidrogë në Mirditë, zbulohet kanabis në zonën pyjore, arrestohet 27-vjeçari

Një operacion i policisë kundër kultivimit të bimëve narkotike...

Rama: Raporti i SIGMA/OECD vlerëson MIA-n për koordinimin e komunikimit qeveritar

Kryeministri Edi Rama reagoi sot në lidhje me raportin...

Berisha: Integrimi i bazuar në meritë, jo në ndikime politike

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së...

Seanca në GJKKO për “Partizanin”, Taulant Balla: do e çoj deri në fund kallëzimin

Pak para dëshmisë që do të japë sot në...