SHBA dhe Serbia drejt dialogut strategjik, Vuçiç takim me Rubion në New York

Më datë:

Sekretari i Shtetit i ShBA-së, Marco Rubio, është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York.

Sipas Departamentit të Shtetit, takimi u përqendrua te thellimi i partneritetit mes dy vendeve dhe nisja e një dialogu strategjik dypalësh, që pritet të zhvillohet së shpejti.

Në agjendë ishte gjithashtu edhe pjesëmarrja e SHBA-ve në panairin ndërkombëtar EXPO 2027, i cili do të mbahet në Beograd.

Vuçiç falënderoi SHBA-të për rolin e saj në garantimin e sigurisë së popullit serb në Kosovë përmes pranisë së trupave amerikane në misionin e KFOR-it. Ai e përshkroi takimin si “të rëndësishëm dhe domethënës”, duke theksuar se fokusi i bisedimeve ishte ekonomia, tregtia dhe çështjet e sigurisë.

“Diskutuam për përmirësimin e bashkëpunimit ekonomik, trajtimin e tarifave amerikane, mundësinë e investimeve të reja, si dhe bashkëpunimin në sektorin e energjisë dhe teknologjisë,” deklaroi presidenti serb.

Ai shtoi se Serbia vlerëson mbështetjen e SHBA-ve në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, që sipas tij mbetet një nga objektivat strategjikë të vendit.

Vuçiç përfundoi deklaratën duke nënvizuar se “një dialog i hapur dhe i sinqertë, i bazuar në besim dhe respekt të ndërsjellë, është mënyra më e mirë për të forcuar marrëdhëniet mes dy vendeve”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Balla uron besimtarët myslimanë nga Xhamia e Madhe e Kavajës

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për qarkun Tiranë, Taulant...

Lutje dhe besim nën diellin përvëlues, më shumë se 1.7 mln myslimanë ngjiten në malin Arafat

Më shumë se 1.7 milionë myslimanë u mblodhën këtë...

Shullazi dhe bashkëpunëtorët, 55 vite burg – vendimi final i Gjykatës së Lartë

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e...

Ndryshim në treg: nafta ulet me 5 lekë

Bordi i Transparencës ka publikuar këtë të mërkurë, 27...