Ndërtoi 8 objekte pa leje dhe një pishinë brenda rrethimit të banesës së tij, arrestohet pronari

Më datë:

Një person është arrestuar në Tropojë, me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm të këtij qarku. Kjo pasi personi me inicalet R.Gj., është marrë nën hetim për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”, pasi dyshohet për ndërtimin e tetë objekteve të paligjshme dhe një pishinë, të cilat ndodheshin të gjitha Brenda rrethimit të banesës së tij.

“Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.509, datë 08.09.2025, pas referimeve të policisë së shtetit, në vendin e quajtur lagjja ‘Gjomakaj’, (fshati Llugjaj), Njësia Administrative Llugaj, Bashkia Tropojë u konstatuan 8 objekte dhe një pishinë në ndërtim e sipër të cilat ndodheshin brenda rrethimit të banesës së shtetasit R.Gj. “, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Këto objekte janë me përmasa 10x6m të ngritura mbi kolona betoni dhe të rrethuara me mur tulle me ngjyrë të kuqe dhe solete sipër.

Objektet e ndërtuara dhe pishina ndodhen brenda rrethimit të baneses dhe rreth e përqark objekteve ka materiale ndërtimi si zhavorr, tulla etj. Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se veprimet hetimore mbi këtë çështje vijojnë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kryesia e PD-së mblidhet, Berisha kërkon vijimin e anëtarësimeve

Sali Berisha ka mbledhur sot Kryesinë në selinë e...

Nderime për Dëshmorët e Policisë në 5 Maj

Dita e Dëshmorëve mblodhi së bashku, në një ceremoni...

Sekuestrohen ilaçe të padeklaruara në Portin e Durrësit

Strukturat e Doganës Shqiptare, në bashkëpunim me Policinë Kufitare,...

MEPJ dënon sulmet me raketa dhe dronë nga Irani kundër Emirateve të Bashkuara Arabe

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dënoi sot...