Krimi në Shkodër, Benet Beci: Autori meriton ndëshkimin e ashpër të ligjit!

Më datë:

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës Benet Beci ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi mëngjesin e sotëm qytetin verior.

Në një postim në rrjetet sociale, Beci tha se kjo ngjarje duhet të marrë ndëshkimin e ashpër të ligjit dhe shtoi se kishte biseduar me ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha pas asaj që ndodhi.

“Të dashur qytetarë, ky mëngjes për Shkodrën nuk ishte ai i zakonshmi, siç ndodh çdo ditë në qytetin tonë. Një ngjarje kriminale që duhet të marrë ndëshkimin e ashpër të ligjit ka tronditur zemrën e qytetit.

Kam kontaktuar me Ministrin e Brendshëm dhe me të gjitha strukturat që luftojnë krimin, në emër të jetës dhe sigurisë së qytetarëve të Shkodrës, të cilët nuk meritojnë të përballen me skena të tilla.”, shkruan kryebashkiaku.

Ky reagim vjen pasi një atentat me armë zjarri ka ndodhur këtë mëngjes në qytetin e Shkodrës, ku dy persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje mafioze që tronditi këtë mëngjes qytetin e Shkodrës.

Paraprakisht dyshohet se shënjestra kryesore e atentatit ka qenë njëri prej të plagosurve, i cili ndodhet aktualisht në spital.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Koçiu: Do të vijojmë reformat për rritje pagash dhe mundësi të barabarta

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, zëvendëskryeministrja Albana...

Berisha takim me Plenković: Procesi i integrimit evropian duhet të jetë i bazuar në meritë

Gjatë punimeve në Forumin e International Democrat Union (IDU)...

Nga sot qytetarët kalojnë pa kontrolle në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë

Nga sot ka hyrë në fuqi marrëveshja për lëvizjen...

Operacion antidrogë në Mirditë, zbulohet kanabis në zonën pyjore, arrestohet 27-vjeçari

Një operacion i policisë kundër kultivimit të bimëve narkotike...