Instituti i Mjekësisë Ligjore me laborator të ri, ministri Manja: Teknologjia më moderne!

Më datë:

Instituti i Mjekësisë Ligjore tashmë është pajisur me një laborator të ri toksikologjik, i ndërtuar dhe pajisur sipas standardeve më të larta europiane. Inaugurimi u bë këtë të shtunë, më 6 shtator, nga Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, i cili e cilësoi këtë si një “premtim të mbajtur”.

“Premtim i mbajtur! Sot inauguruam Laboratorin e ri Toksikologjik në Institutin e Mjekësisë Ligjore, të pajisur me teknologjinë më moderne që e vendos këtë institucion në nivel shkencor bashkëkohor, sipas standardeve të BE-së. Ky investim vjen pas ristrukturimit të godinës së IML-së, duke e transformuar atë në një shërbim modern dhe efikas, në funksion të drejtësisë!”, tha Manja.

Ky laborator pritet të rrisë ndjeshëm kapacitetet teknike dhe shkencore të Institutit të Mjekësisë Ligjore, veçanërisht në analizat toksikologjike, të cilat janë kyçe në çështje penale, hetimore dhe gjyqësore.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bordi i Transparencës: Nafta të shitet jo më shumë se 206 lekë për litër

Bordi i Transparencës në datë 2 Maj 2026, në...

“Sali kolltuku”/ Salianji i përgjigjet Berishës: Ti bën para nga regjimi i Ramës

Gara për kryetarin e Partisë Demokratike ka bërë që...

Deklarohen ‘pasuri kulturore e paluajtshme’ Parku arkeologjik Bylis dhe Klos dhe e Orikumit

Këshilli i Ministrave, i mbledhur këtë të premte, 17...

Dronët ukrainas “godasin” naftën ruse

Dronët ukrainas goditën portin rus të Tuapses në Detin...