Pesë të arrestuar për vdekjen e minatorit në Bulqizë

Më datë:

Pesë persona kanë përfunduar në prangat e policisë pas vdekjes së një minatori. Ngjarja ndodhi të mërkurën e 6 gushtit në një subjekt minerar në Bulqizë. Minatori 66-vjeçar humbi jetën pasi u zu poshtë nga një masiv shkëmbor.

Në pranga kanë rënë pesë punonjës të stafit teknik të subjektit minerar, pasi sipas policisë nuk kanë marrë masat e duhura për garantimin e kushteve të punës.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë arrestuan në flagrancë shtetasit Nj. P., 46 vjeç, B. Ç., 68 vjeç, F. T., 61 vjeç, E. K., 35 vjeç dhe E. Xh., 51 vjeç, të gjithë punonjës të stafit teknik të subjektit minerar. Nga hetimet e deritanishme rezulton se këta shtetas, me veprimet ose mosveprimet e tyre, nuk kanë marrë masat e duhura për garantimin e kushteve të sigurimit teknik të punës në subjektin minerar”, njoftoi policia.

Uniformat blu kanë referuar materialet procedurale në Prokurorinë e Dibrës për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, me pasojë vdekjen.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Operacion antidrogë në Mirditë, zbulohet kanabis në zonën pyjore, arrestohet 27-vjeçari

Një operacion i policisë kundër kultivimit të bimëve narkotike...

Rama: Raporti i SIGMA/OECD vlerëson MIA-n për koordinimin e komunikimit qeveritar

Kryeministri Edi Rama reagoi sot në lidhje me raportin...

Berisha: Integrimi i bazuar në meritë, jo në ndikime politike

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së...

Seanca në GJKKO për “Partizanin”, Taulant Balla: do e çoj deri në fund kallëzimin

Pak para dëshmisë që do të japë sot në...