Selena Gomez dhe Benny Blanco shtojnë masat e sigurisë për dasmën

Më datë:

Selena Gomez dhe Benny Blanco po diskutojnë mbi masat e sigurisë në dasmën e tyre pas rrjedhjes së detajeve për ngjarjen e madhe që dolën më herët gjatë këtij muaji.

Pas zbulimit të planeve të tyre për martesë, shqetësimi i këngëtares ka qenë siguria e të ftuarve që janë  shumë të famshëm.

“Siguria për dasmën e Selena do të ketë rëndësinë më të madhe, jo vetëm sepse ajo është figurë publike, por do të jenë edhe shumë të ftuar”, tha një burim për Daily Mail.

33-vjeçarja po konsideron aplikimin e masës së sigurisë të moslejimit të celularit për të ruajtur  privatësinë e të ftuarve.

“Ajo po mendon që t’i lejojë ose jo njerëzit që të mbajnë celularët, si masë shtesë sigurie dhe privatësie, shtuar faktit që dëshiron që të gjithë të jenë të pranishëm”, vijoi burimi.

Sipas një tjetër burimi, po punësohen truproja shtesë sepse çifti s’mund ta shtyjë dasmën për shkak të kalendarit të ngarkuar.

“Nëse s’do të ishte veç dy muaj larg, ata do të bënin ndryshime, por tani kjo është e pamundur dhe nuk duan ta vonojnë dasmën dhe të gjejnë një vend të ri për eventin”, tha një tjetër burim. “Ata po dyfishojnë sigurinë që të jetë sa më privat të jetë e mundur.”

Më 14 korrik, dolën detaje nga ngjarja e madhe duke përfshirë listën e të ftuarve, datën dhe vendin.

Këngëtarja dhe producenti do t’i thonë “po” njëri-tjetrit në një ceremoni që do të ndodhë këtë shtator në Kaliforni.

Tanimë janë dërguar ftesat drejt miqve të afërt dhe familjes. Mes tyre janë Taylor Swift dhe Travis Kelce, kolegët e Selena nga “Only Murders In The Building” dhe superyje të muzikës që janë miq të Benny.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Panair, miqësi dhe solidaritet: Festa e gjimnazit “Aleksandër Moisiu” që bashkoi Kavajën me Austrinë

Në Gjimnazin “Aleksandër Moisiu”, panairi tradicional i nxënësve u...

Trump: Për Iranin nevojitet nafta, jo përshkallëzim me armë

Një numër raportesh në shtypin ndërkombëtar kanë treguar se...

Nufi në Bruksel: Forcojmë dialogun strategjik me NATO-n

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, zhvilloi në Bruksel një...

Kodi i ri Penal, Celibashi takim me Rakipin: Në fokus veprat penale në fushën e zgjedhjeve

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, drejtori i Shkollës...