Trump njofton tarifë 50% ndaj Brazilit, në mbështetje të Bolsonaro-s

Më datë:

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shpallur vendosjen e një tarife 50% ndaj produkteve braziliane që eksportohen në SHBA, duke e lidhur këtë hap me atë që e cilëson si një “gjueti shtrigash” ndaj ish-presidentit Jair Bolsonaro, i cili po përballet me akuza për përpjekje për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2022, raporton The Guardian.

Në një letër të publikuar në platformën e tij Truth Social të mërkurën, Trump tha se procesi gjyqësor ndaj Bolsonaro-s “nuk duhet të zhvillohet” dhe kërkoi që të ndalet menjëherë. Ai e përshkroi ish-presidentin brazilian si mik dhe kujtoi vizitën e tij në Mar-a-Lago gjatë kohës kur të dy ishin në pushtet.

Kjo tarifë, sipas Trump, është e veçantë dhe “e ndarë nga të gjitha tarifat sektoriale”, dhe vjen mes një vale të re masash proteksioniste që administrata e tij po ndërmerr ndaj disa vendeve.

Reagimi i Brazilit: Nuk pranojmë ndërhyrje

Presidenti aktual i Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva, reagoi me forcë ndaj deklaratave të Trump, duke theksuar se “Brazili është një shtet sovran me institucione të pavarura dhe nuk do të pranojë asnjë formë presioni apo tutelimi”.

Në një deklaratë zyrtare, ai sqaroi se procedurat ndaj Bolsonaro-s janë çështje ekskluzive e gjyqësorit brazilian dhe nuk do të ndikohen nga qëndrime politike të jashtme.

Lula kundërshtoi gjithashtu pretendimet e Trump se masat e ndërmarra nga autoritetet braziliane ndaj rrjeteve sociale – përfshirë gjobitjen apo kufizimin e përkohshëm të aksesit në platforma si Twitter/X – përbëjnë censurë. Sipas tij, këto masa synojnë mbrojtjen e shoqërisë nga përmbajtjet e dëmshme si racizmi, pornografia e fëmijëve apo thirrjet për dhunë.

“Liria e shprehjes në Brazil nuk mund të ngatërrohet me fyerjen apo dhunën. Të gjitha kompanitë, vendase apo të huaja, duhet të respektojnë ligjin brazilian për të operuar në vendin tonë,” u shpreh presidenti Lula.

Valuta bie, tensionet rriten

Pas njoftimit të tarifës, valuta braziliane (reali) humbi mbi 2% kundrejt dollarit amerikan, duke reflektuar shqetësimin e tregjeve për përshkallëzimin e tensioneve tregtare.

Krahas Brazilit, Trump njoftoi gjithashtu vendosjen e tarifave të reja për eksportet nga shtatë vende të tjera, përfshirë Filipinet, Moldavinë, Algjerinë dhe Sri Lankën me nivele që shkojnë deri në 30%. Ai paralajmëroi se këto tarifa mund të ndryshojnë “në varësi të marrëdhënieve dypalëshe”.

Ekspertët paralajmërojnë se kjo qasje e re mund të ushqejë inflacionin në SHBA dhe të thellojë pasigurinë ekonomike globale. Megjithatë, Trump ka deklaruar se tarifat synojnë mbrojtjen e prodhuesve amerikanë dhe uljen e çmimeve, një premtim që ka qenë pjesë qendrore e fushatës së tij për mandatin e dytë presidencial.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Policia gati për protestën e opozitës, Hita: Do reagojmë sipas procedurave në rast shkeljesh

Kryepolici Skënder Hita në një konferencë për mediat u...

Berisha: “Mazhoranca nën diktatin e Ballukut, Rama mungon nga frika”

Po diskutohet në Kuvend projektligji për akcizën dhe taksat...

Trump: Konflikti me Iranin do të përfundojë shpejt

Presidenti amerikan Donald Trump shprehu besimin në një mesazh...

A ka lidhje “Haga” me zgjedhjet? Kryeministri Kurti: Nuk shoh lidhje me vendimin për Thaçin

Albin Kurti e distancoi krejtësisht veten dhe qeverinë e...