Ministri i Jashtëm, Igli Hasani, ka pritur në një takim kryetarin e Fondacionit Nippon në Japoni, i cili po zhvillon vizitë në Shqipëri.
Ministri Hasani, në një postim në rrjetet sociale, thotë se me z.Yohei Sasakawa u diskutua për iniciativat sociale që mund të mbështesë në vendin tonë Fondacioni Nippon.
“Bisedë produktive me z. Yōhei Sasakawa, Kryetar i Fondacionit Nippon në Japoni dhe njëherësh President Nderi i Fondacionit të Paqes Sasakaëa, i cili ndodhet në vizitën e tij të parë në Shqipëri.
Vlerësuam marrëdhëniet e konsoliduara dhe në rritje mes Shqipërisë dhe Japonisë, ndërsa vumë theksin tek iniciativat me impakt social që Fondacioni Nippon mund të mbështesë në të ardhmen në vendin tonë.
Jemi të hapur të eksplorojmë mundësitë e reja të bashkëpunimit në fusha të ndryshme si siguria njerëzore, përfshirja sociale, arsimi, shëndetësia etj., duke bashkërenduar prioritetet tona kombëtare me vizionin e këtij fondacioni të mirënjohur ndërkombëtar”


