11.5 C
Tirana

Nis rinumërimi për votat preferenciale të PD-së në qarkun Dibër

Më datë:

Mëngjesin e sotëm, ka nisur procesi i rinumërimit për votat preferenciale të Partisë Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madheshtore.

Ky proces është miratuar me vendim nga Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve, pas pretendimit të demokratit Xhemal Gjunkshi, se ka pasur parregullsi në procesin e numërimit të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Gjunkshi pretendon se i janë vjedhur votat, e për këtë arsye ka nisur procesi i hapjes së 42 kutive të qarkut Dibër, ku do të rinumërohen e do të rivlerësohen gjithashtu materialet zgjedhore.

Vendimi i KAS-it u mor më 5 qershor.

“Gjithashtu, u vijua me shqyrtimin e kërkesës ankimore nr. 41, datë 27.05.2025, depozituar nga Koalicioni Partia Demokratike ‘Aleanca për Shqipërinë Madhështore’, me objekt: “1. Kundërshtimi i Vendimit Nr. 1314, datë 22.05.2025 – të KSHZ – “Për miratimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultatit të votimit në zonën zgjedhore Qarku Dibër, për subjektet zgjedhore dhe kundidatët për deputetë në zgjedhjet për Kuvendin të datës 11 maj 2025”. 2. Pavlefshmëria e zgjedhjeve të zhvilluara në datën 11 maj 2025 në zonën zgjedhore Qarku – Dibër. 3. Zgjidhjen e pasojave duke urdhëruar përsëritjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë në të gjithë zonën zgjedhore Qarku Dibër”.

Me unanimitet, KAS pranoi kërkesën e subjektit PD-ASHM, për rinumërimin dhe vlerësimin e votave të kandidatëve të subjektit zgjedhor Koalicioni PD-ASHM, për 44 qendrat e votimit të qarkut Dibër. Ky proces do të fillojë ditën e mërkurë, datë 11 qershor 2025, ora 09:30”, njoftoi KAS.

Celibashi sqaroi se procesi i rinumërimit do të zhvillohet në ambientet e pallatit të sportit “Farie Hoti” në Tiranë, e jo tek Parku Olimpik, pasi tek kjo e fundit do të zhvillohen aktivitete sportive.

Do të ketë 24 deri në 25 grupe rinumërimi, e ky proces do të zgjasë rreth 18-20 ditë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Spiropali takon drejtuesit e lartë të Departamentit Amerikan të Tregtisë, në fokus bashkëpunimi ekonomik

Gjatë qëndrimit të saj në Uashington të SHBA-ve, Ministrja...

Begaj takim me arbëreshët në Milano: Ura e miqësisë mes Shqipërisë dhe Italisë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi sot në Milano...

Rama të hënën në Bruksel, takohet me Costa-n

Kryeministri Edi Rama do të takohet ditën e hënë...

E rëndë në Vlorë, 4-vjeçari paraqitet pa shenja jete në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme...