Hamas i përgjigjet propozimit, do të lirojë dhjetë pengje izraelite

Më datë:

Siç shkruan The Guardian, Hamas-i ka dorëzuar përgjigjen për një propozim armëpushimi, i cili u paraqit nga i dërguari për Lindjen e Mesme i presidentit amerikan Donald Trump, Steve Witkoff, drejtuar ndërmjetësve.

Grupi palestinez thotë në një deklaratë zyrtaare, se sipas marrëveshjes, do të lirojë dhjetë pengje dhe 18 trupa të pajetë në këmbim të lirimit të të burgosurve palestinezë nga ana e Izraelit.

Kujtojmë se Izraeli e paralajmëroi më herët Hamas-in, që të pranonte këtë armëpushim, përndryshe do të përballej me pasoja tejet serioze.

Teksa pritet të shohim sa do të jetë numri i të burgosurve palestinezë që do të fitojnë lirinë, Gaza po përballet me një krizë të madhe urie, aq sa OKB e ka cilësuar “vendi më i uritur në Tokë”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Panair, miqësi dhe solidaritet: Festa e gjimnazit “Aleksandër Moisiu” që bashkoi Kavajën me Austrinë

Në Gjimnazin “Aleksandër Moisiu”, panairi tradicional i nxënësve u...

Trump: Për Iranin nevojitet nafta, jo përshkallëzim me armë

Një numër raportesh në shtypin ndërkombëtar kanë treguar se...

Nufi në Bruksel: Forcojmë dialogun strategjik me NATO-n

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, zhvilloi në Bruksel një...

Kodi i ri Penal, Celibashi takim me Rakipin: Në fokus veprat penale në fushën e zgjedhjeve

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, drejtori i Shkollës...