Bëhet fluturimi i parë certifikues në Aeroportin e Vlorës

Më datë:

Këtë të enjte është kryer fluturimi i parë certifikues në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës.

I pranishëm në këtë evenimet të rëndësishëm për qytetin bregdetar dhe të gjithë Shqipërinë e jugut dhe jo vetëm ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili shoqërohej nga zëvendësja e tij, Belinda Balluku.

Pas certifikimit të pistës sot, më pas nisin edhe testet e hapjes graduale, për certifikimin përfundimtar të aeroportit.

Aeroporti i Vlorës ka pistën më të madhe në Ballkan, 3,2 kilometra. Ai do të jetë porta e hyrjes në Jugun e Shqipërisë dhe porta e zhvillimit të turizmit.

Aeroporti i Vlorës do të funksionojë me 3 modele biznesi: aviacion civil, mirëmbajtje e avionëve dhe një kargo e mirëfilltë dhe do të shtihet në 22 mijë metra katrorë terminal.

Sipas Unionit Turistik Shqiptar, sezonin veror të këtij viti ky aeroport do të funksionojë vetëm për avionët charter me turistë.

Dhe në bazë të kontratave që janë lidhur avioni i parë me turistë pritet që të ulet më 8 Qershor.

Ndërkohë që minimalisht sipas kontratave paraprake që janë lidhur me agjencitë turistike, në Aeroportin e Vlorës gjatë një jave do ulen 4 avionë charter.

Ndërkohë Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror, IATA ka vlerësuar aplikimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe i ka vendosur kodin për aeroportet dhe shitjen e biletave

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Operacion antidrogë në Mirditë, zbulohet kanabis në zonën pyjore, arrestohet 27-vjeçari

Një operacion i policisë kundër kultivimit të bimëve narkotike...

Rama: Raporti i SIGMA/OECD vlerëson MIA-n për koordinimin e komunikimit qeveritar

Kryeministri Edi Rama reagoi sot në lidhje me raportin...

Berisha: Integrimi i bazuar në meritë, jo në ndikime politike

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së...

Seanca në GJKKO për “Partizanin”, Taulant Balla: do e çoj deri në fund kallëzimin

Pak para dëshmisë që do të japë sot në...