Begaj: Urimet e mia në këtë 1 Maj për të gjithë njerëzit e punës!

Më datë:

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, sot, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, iu drejtua me një mesazh urimi të gjithë qytetarëve shqiptarë që jetojnë e punojnë me punë të ndershme.

Përmes një kartoline në profilin zyrtar në Facebook, Presidenti uroi punëtorët për 1 Majin, duke nderuar dinjitetin e punës dhe në veçanti profesionet e vështira.

Kreu i Shtetit shprehu ndaj tyre falenderim për kontributin që japin në ekonominë e vendit.

“Urimet e mia në këtë 1 Maj për të gjithë njerëzit e punës! Sot ne nderojmë punën e vështirë e të ndershme dhe përkushtimin ndaj saj, nderojmë dinjitetin e punës dhe kontributin që punëtorët kanë në ekonominë shqiptare. Për të gjithë punëtorët: Faleminderit!”, shkruan Presidenti Begaj në mesazhin për 1 Majin.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FBajramBegajAL%2Fposts%2Fpfbid032C3AWeYGtpp2Jo2cTQWmX4fgoyBJdLbdXMJqZEM6oEE5LctgWjyS5V3qYQRQSkHl&show_text=true&width=500

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Tension politik, Berisha: Gonzato ka shtrembëruar qëndrimet e opozitës për integrimin

https://www.youtube.com/live/85QwCAfv0lI?si=FaH8jTiCkqflhKPg&t=77 Kreu i PD-së Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët...

Armëpushim surprizë, çfarë u dakordësua mes Moskës e Kievit

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, njoftoi dje, 8 maj,...

Zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, LVV propozon Albin Kurtin për kryeministër

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albin Kurtin si kandidat për...

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve, rritet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish ditën e sotme...